Në Itali është publikuar profili i pacientit, i cili nuk ka arritur që ta fitojë luftën me koronavrusin. Referuar të dhënave të Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, vërehet se pacientët që janë ndarë nga jeta kishin probleme të tjera shëndetësore.
Gjatë konferencës për shtyp këtë pasdite, presidenti i Institutit, Silvio Brusaferro, saktësoi se nga 1 266 raste vdekjesh, vetëm dy prej tyre nuk kishin patologji të tjera.
“Ende duhet të analizojmë të dhënat e tyre mjekësore. Të gjithë të tjerët kishin patologji të shumta kronike, shumë më tepër se dy ose tre, veçanërisht diabet, mbipeshë, sëmundje kardiovaskulare”, tha ai.
Mosha mesatare e viktimave që janë shënuar deri tani është mbi 80 vjeç, kryesisht meshkuj. Vetëm dy prej pacientëve që kanë humbur jetën ishin më pak se 40 vjeç, por edhe ata kishin kancer dhe sëmundje të tjera të rënda.
Aktualisht, numri i të vdekurve në Itali ka shkuar në 1441, ndërsa të infektuar janë 21157 persona.



















