Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali, ka shkuar në 1441. Edhe në 24 orët e fundit, numri i personave që nuk i kanë mbijetuar dot sëmundjes, ka vijuar të rritet.
Po kështu edhe numri i të prekurve është rritur me rreth 3 mijë, duke shkuar në 21 157 persona të infektuar. Ndërkohë 1966 persona janë shëruar nga COVID-19 në Itali.




















