Masat e kontrollit ndaj emigrantëve në aeroportin e Dublinit, të cilat aplikohen ndaj shqiptarëve dhe gjeorgjianëve mund të jenë zbutur në javët e fundit, por atë prapë ngelen joligjore referuar ligjit irlandez, ndërkombëtar dhe evropian.
Ministri i Drejtësisë, Charlie Flanagan e pranoi ekzistencën e masave. Kontrollet ndaj pasagjerëve, të cilat normalisht kryhen te kontrollet e pasaportave janë zhvendosur në shkallët e avionit dhe shqiptarët dhe gjeorgjianët të cilët zbresin aty me dokumente false hipën në avion me fluturimin tjetër për t’u kthyer pas.
Kjo bëhet për t’i ndalur ata që të shkatërrojnë dokumentet e udhëtimit, përpara se ta prezantojnë në zyrat e emigrimit dhe të kërkojnë azil,
Shtetasit e Shqipërisë dhe të Gjeorgjisë mbajnë vendin e parë në Irlandë për aplikimet për azil, ndërsa Irlanda, të dyja vendet i konsideron si të sigurta.
Që nga aplikimi i procedurave të reja, numri i kërkesave për azil nga këto dy kombësi ka rënë së tepërmi, raporton “The Irish Times’



















