Forcat e FNSH-së, agjentë të krimeve të rënda dhe të Policisë së Shtetit kanë zhvilluar një operacion të gjerë në qytetin Elbasanit.
Të angazhuar janë mbi 100 agjentë, që nga informacionet e para kanë për qëllim që të godasë veprimtarinë kriminale në këtë qark.
Policia është në kërkim të disa personave, ndaj të cilëve është caktuar masa e “arrestit në mungesë” nga Gjykata e Elbasanit.



















