Një 21-vjeçar shqiptar është dëmtuar rëndë gjatë një ndeshje futbolli me miqtë e tij në Treviso të Italisë.
Mësohet që i riu shqiptar është ndjerë keq nga ana shëndetësore gjatë ndeshjes dhe ka rënë në tokë pa ndjenja, ku për pasojë ka përplasur edhe kokën përtokë.
Sipas mediave italiane shqiptari, i indentifikuar me incialet A.N dyshohet të ketë pësuar probleme me zemrën, ndërsa aktualisht ai ndodhet në spitalin Ca’Foncello në Treviso, në njësinë koronare në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, vetëm 20 minuta pasi i riu shqiptar kishte nisur lojën me miqtë e tij. Sipas mediave të huaja është mësuar se 21-vjeçari shqiptar kishte vuajtuar që në vegjëli nga problemet me zemrën, ndërkohë për këtë arsye e ka pasur të ndaluar të ushtrojë aktivitete të tilla.



















