Kina po shënon Vitin e Ri Hënor, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e saj, teksa po përballet me shpërthim të madh të një coronavirusi.
Autoritetet kanë ndaluar udhëtimet në 13 qytete në provincën Hubei, që është qendra e shpërthimit.
Zyrtarisht njoftohet për 41 viktima dhe 1200 të tjerë janë konfirmuara të prekur nga virusi. Ndërsa 15 të vdekur u konfirmuan këtë mëngjes në provincën Hubei.
Autoritetet shtetërore në Kinë kanë anuluar çdo aktivitet festiv për Vitin e Ri Hënor, duke pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.
Megjithatë, ai e ka kapërcyer Kinën tashmë. Në Francë janë shënuar 3 rastet e para. Ndërsa Britania e Madhe thotë se po shqyrton dhjetëra raste, ndërsa po tentojnë të gjejnë rreth 2 mijë qytetarë që kanë udhëtuar javën e shkuar drejt Britanisë nga provinca Hubei. Edhe Australia ka konfirmuar rastin e parë.




















