Një dyqan argjendarie është grabitur në Korçë gjatë orëve të para të mëngjesit. Nga të dhënat e deritanishme, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur lëvizje edhe pse njësia tregtare e vjedhur ndodhet në qendër të qytetit, në zonën e pedonales, ku është e pamundur të mos ketë lëvizjes, sidomos në ditë festash.
Nga ana tjetër bëhet e ditur se vlera e grabitur ka qenë e madhe. Policia pavarësisht forcave të shumta që ka në terren nuk ka mundur të ketë nën kontroll qendrën e qytetit. Ende nuk ka një shifër zyrtare të sasisë së vjedhur, por paraprakisht nga pronari bëhet e ditur se ajo ka qenë e konsiderueshme.
Policia ka marrë disa shenja gishtash, por ende asnjë të dyshuar. Pritet të merren edhe disa kamera sigurie të bizneseve aty pranë për të bërë të mundur zbardhjen e krimit.



















