E konsideruar si luftanija më e madhe e kohës së saj, Vasa u mbyt brenda 20 minutave të udhëtimit të saj të parë. Ajo u ndërtua diku rreth vitit 1626 apo 1628, dhe gati 400 vjet më vonë, askush nuk e di arsyen e një fatkeqësie të tilla. E ndërtuar në kohën e Mbretit Gustav II Adolf, Vasa ishte 68 metra e gjatë dhe mbante 64 topa zjarri. Kjo luftanije është një nga shembujt më të hershëm të një anijeje luftarake me dy kuverta të plota me armë.
Ditët e lavdishme të kësaj anije, të dekoruara bukur, nuk zgjatën shumë, pasi që: 20 minuta në udhëtimin e saj, anija u mbyt, duke I marrë jetën 30 pasagjerëve të saj. Vasa qëndroi në fund të detit për rreth tre shekuj, derisa arkeologët zbuluan anijen, duke e rivendosur dhe shfaqur atë në atë që është bërë muzeu më i vizituar në të gjithë Skandinavinë. Historia e fundosjes së shpejtë të Vasës njihet si një nga dështimet më kolosale dhe misteret më të mëdha në historinë detare arkitekturore.
Pas një erë të fortë, anija u përkul anash dhe filloi të mbushej me ujë përmes porteve të hapura të topave. Ajo u mbyt në udhëtimin e parë të anijes, duke e bërë publikisht Vasa-n si një katastrofë kombëtare. Pas fundosjes së papritur, një verifikim tregoi se anija ishte e paqëndrueshme – por shkaqet përse, ende janë sot ën diskutim.
Disa historianë besojnë se anija ishte projektuar gabim, ndërsa të tjerë arsyetojnë se pesha e fuqisë së zjarrit të anijes ishte shpërndarë në mënyrë jo të duhur. Për shkak të ujit të ftohtë, të varfër me oksigjen të Detit Baltik, anija u mbrojt nga bakteret dhe krimbat që zakonisht tretin mbetjet prej druri.
Kur u tërhoq nga gjiri në vitin 1961, ekspertët vlerësuan se 98% e drurit origjinal të anijes ishte akoma i paprekur, duke e bërë atë anijen e shekullit të 17-të të ruajtur më mirë në botë.




















