• Latest
  • Trending
  • All

Në kërkim të justifikimeve

28/10/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në kërkim të justifikimeve

28/10/2019
in Aktualitet

Ndue Ukaj

Asnjë popull nuk është mjaftueshëm i emancipuar dhe i kulturuar sa të mos ketë nevojë që t’i shërojë disa vese të këqija. As ne shqiptarët nuk jemi imun në këtë aspekt. Ne kemi shumë vese të liga – plagë kombëtare – dhe ato, siç kanë vërejtur shumë mendjendritur shqiptarë ndër vite, janë pasojë e trashëgimisë dhe mentalitetit – e disa – pjellë e pushtimeve të liga që kanë lënë gjurmë të këqija në karakterin e tonë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dëgjojmë dhe lexojmë për ditë tek thuhet se shqiptarët janë më mirë se para një shekulli dhe më mirë se para dy dekadave. Dhe kjo është një e vërtetë, por ekziston edhe vërteta tjetër se, fotografia shqiptare është shumë e zymtë dhe se shqiptarët vazhdojnë të gulçojnë dhe të ulërijnë, kundër tjerëve e kundër njëri-tjetrit, duke u vërtitur në një atmosferë të pakëndshme kombëtare, ku ka kriza dhe ku ngecjet janë të shumta.

Për mua, një nga veset e këqija të mentalitetit shqiptar mbetet “kultura” e mbrapshtë e justifikimeve dhe shfajësimeve përballë çdo dështimi. Siç më thotë një mik i imi, për çdo dështim, shqiptari e ka një justifikim. Ky mentalitet s’na ka lejuar asnjëherë që të pranojmë fajet dhe përgjegjësitë për dështimet tona, e të cilat në jetën tonë nuk janë të pakta. Ndërkaq, ky ves i keq, në fushën e politikës, ku gabimet nuk mund të përmirësohen lehtë, dhe shpeshherë shkaktojnë probleme fatale, ka lënë pasoja të rënda për breznitë e ardhshme.

Me vesin e keq të justifikimeve, janë marrë mendje të ndritura shqiptare, si Tajar Zavalani. Për shembull, ai kështu shkruante te teksti “Populli dhe intelektualët”, të botuar më 1934:
“Kurrkujt si pëlqen të pranojë se u gabua. Sa ma i pazoti dhe më kapadai të jetë njeriu, aq më tepër e urren autokritikën. Kur një njeriu të frymëzuar me egoizëm të cekët puna nuk i del ashtu siç e priste, fajin e ka moti, kriza, dreqi, i buri, ipsiloni, bota e tërë, po kurrë jo ai vetë….Përgjithësisht autokritika është privilegj i njerëzve të zgjuar me kulturë dhe që i dalin gjithmonë për zot punës që marrin përsipër”.

Gati një shekull më vonë, kësaj analize nuk mund t’i heqësh asnjë presje, prandaj përgjegjësia etike dhe autokritika te ne ende nuk ekzistojnë, e gjykimi i mbrehtë i Zavalanit tingëllon krejt aktual.

Pra, shqiptarët e sotëm, nuk janë mjaftueshëm të emancipuar, e as nuk janë distancuar nga të ligat e trashëguara dhe të identifikuara prej kohësh. As nga vesi i lig i justifikimeve, i cili ka mbetë i njëjtë si para një shekulli. E kjo që po them, më së shumti dhe më së lehti vërehet në punët e shtetit dhe të koncepteve për të, ndaj ne vërtitemi në mjegullnajën e madhe të paqartësive, shpeshherë pa e ditur ku jemi dhe kah duam të shkojmë. Ne grindemi për çdo gjë – e ndonjëherë për asgjë – aq sa duket se mosmarrëveshjet i kemi bërë shujtë ditore. Por udhëheqësit tanë “dritëmëdhenj, mendjendritur e të lavdishëm”, nuk pranojnë asnjëherë të thonë: po, kemi gabuar dhe kemi dështuar diku.

Në të kaluarën, kemi vuajtë shumë për shkak të gabimeve dhe rreshtimeve të gabuara historike. Jemi tkurrë dhe kemi vuajtë nën robëri e ideologji të rrepta dhe kemi mbetur prapa vendeve të përparuara të kontinentit në të gjitha aspektet. Por, shqiptarët e sotëm nuk janë të robëruar e as nuk janë të shtypur nga ndonjë ideologji e rreptë, por ata nuk është se janë të lumtur me frytet e lirisë dhe të qytetërimit. Ata janë të shqetësuar dhe ankohen shumë. Ata nuk besojnë në qeveritë e tyre dhe në institucionet që i kanë ndërtuar me mund. Ata nuk besojnë as në kapacitet kombëtare për t’u lartësuar si krejt kombet perëndimore dhe për të ecë krah për krah me ta. Si pasojë e këtyre paqartësive, atyre duket se u janë vyshkur idealet për një të ardhme më progresive, ndaj edhe braktisin përditë vendin e tyre. Sepse e ndjejnë se ndodhen në ujëra të trazuara të politikës, në të cilat mund edhe të fundosen.
Duke e parë këtë gjendje amullt, secili njeri racional e di se nga këto ujëra të trazuara nuk mund të dilet pa një anije shpëtimtare, dhe ajo nuk krijohet vetvetiu, e as duke u justifikuar e shfajësuar për gjithçka si kalamaj të llastuar.

E te ne – ata që flasin për politikë dhe ata që kanë përgjegjësi për të bërë politikë progresive – fokusin kryesor s’e kanë te gjetja alternativa më të mira shoqërore në funksion të Res Publica-s, por te gjetja e justifikimeve më të mira për t’i fshehur dështimet. E- duke u justifikuar dhe shfajësuar për çdo gjë, kundërshtarët politikë janë shndërruar në armiq, kurse aleatët perëndimorë, janë përdorur për t’i qëruar hesapet e brendshme.
Për të parë si gjykojnë shqiptarët pas një dështimi të madh, shembull të freskët e kemi dështimin e Shqipërisë për t’i hapur negociatat për anëtarësim në Unionin Europian.
Me këtë akt, me të drejtë plot shqiptarë u acaruan, por politika shqiptare e katandisur në batak, nuk kishte asnjë kreditë moral të turfullonte. E as media që është bërë zgjatim i politikës së egër e të pavlerë.

Ndërkaq, po të merrte përgjegjësi për këtë dështim, Kryeministri i Shqipërisë kishte mundësinë ideale që të ngjizte një shkollë të re të përgjegjësisë politike të munguar, me të cilin akt mund të ndikonte në krejt hapësirat shqiptare. Por ai s’e bëri një gjë të tillë dhe ky është dështim i madh, në vazhdën dështimeve të shumta, dhe si i tillë do të lë vragë në historinë kombëtare.

Vërtet, ky dështim i madh, duhej të shërbente për këndellje kombëtare dhe ndërgjegjësim, por ndodhi e kundërta. Leksioni i udhëheqësit të Qeverisë shqiptare ishte i lig. Sepse, ai refuzoi ta pranojë një fakt që nuk mund të mbulohet, për aq sa mund të mbulohet dielli me shoshë. Refuzoi të pranojë dështimin e madh dhe ky refuzim është i dëmshëm për shëndetin kombëtar sa edhe mos hapja e negociatave me BE-në.

Dështimi nuk ka emër tjetër, përveç dështim, dhe kështu gjykohet nga politika dhe historia. Dhe për çdo dështim, faji asnjëherë nuk është i askujt apo i dikujt tjetër, siç na pëlqen të themi ne, por i atyre që kanë përgjegjësi udhëheqëse.

Sa herë ka dështime, udhëheqësit e përgjegjshëm, që janë të vërtetë dhe që e duan të vërtetën, bëhen të sinqertë me popullin e tyre dhe nuk fshehën prapa mashtrimeve dhe justifikimeve, ashtu siç nuk u fsheh këto ditë Kryeministri i Maqedonisë Veriore.

Kurse udhëheqësit tanë – babëzia politike s’i lë ta shohin realitetin në sy dhe t’ i trajtojnë fenomenet e brendshme dhe të jashtme ashtu siç vërtet janë dhe jo siç ata duan të jenë, ndaj edhe nuk pranojnë asnjëherë të flasin për dështime.

Në të vërtetë, as në historinë shqiptare nuk është e lehtë të gjesh ndonjë figurë të rëndësishme dhe me peshë institucionale që të ketë marrë përgjegjësi për dështime eventuale. Dhe më keq, është vështirë të gjesh një figurë që mund të ketë kërkuar falje për gabime dhe huqe gjatë punës së tij.
Kurse në botën e përparuar, rrëfime të tilla ka sa duash.

Duke u justifikuar për gjithçka dhe duke gjetur aty këtu armiq për t’i justifikuar dështimet, te ne është kultivuar kultura e papërgjegjësisë dhe është dëmtuar etika e përgjegjësisë, etikë kjo që qëndron në themelet e qytetërimit të lirisë perëndimore.
Për këtë arsye, shprehja proverbiale se ”të gabosh është njerëzore, por të jetosh në gabime është djallëzore” për ne nuk vlen.
Mentalitetin e justifikimit dhe të shfajësimit, në shumë tekste e ka kritikuar edhe Faik Konica i rreptë që qesëndisej me këtë ves, duke thënë se “shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë se: “u vonuam!” – por – “na iku!”
Një shekull pas, shqiptarët nuk kanë arritur ta shërojnë këtë ves të keq, prandaj, mendimet e Zavalanit, Konicës e të brezit të tyre tingëllojnë krejt aktuale.
Duke u justifikuar dhe duke u shfajësuar për dështimet tona, ne s’mund të vetëdijesohemi për të metat tona e as të mësojmë nga gabimet tona, ashtu siç bëjnë popujt e mençur dhe siç mëson historia.

Previous Post

IBRAHIM RUGOVA: “NËSE NDËRROHEN KUFIJTË E JASHTËM SHQIPTARËT DO TË DEKLAROHEN QË TË JETOJNË NË NJË SHTET”

Next Post

Vit pas viti, shqiptarët e vrarë nga policia greke në Greqi (Kronologjia)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Vit pas viti, shqiptarët e vrarë nga policia greke në Greqi (Kronologjia)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.