• Latest
  • Trending
  • All

IBRAHIM RUGOVA: “NËSE NDËRROHEN KUFIJTË E JASHTËM SHQIPTARËT DO TË DEKLAROHEN QË TË JETOJNË NË NJË SHTET”

28/10/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 7 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

IBRAHIM RUGOVA: “NËSE NDËRROHEN KUFIJTË E JASHTËM SHQIPTARËT DO TË DEKLAROHEN QË TË JETOJNË NË NJË SHTET”

28/10/2019
in Aktualitet

IBRAHIM RUGOVA RRETH BASHKIMIT KOMBËTAR (1991):

Saqip Rexhepi, Ferizaj: Sa do të zgjas procesi i bashkimit të popullit shqiptar?

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

DR. RUGOVA: Nëse shkon si proces i integracioneve evropiane që nënkupton mosndërrimin e kufijve të jashtëm natyrisht se nuk do të zgjasë shumë, por megjithatë do të zgjas një kohë. Me rëndësi është që të përparojë demokracia në Kosovë dhe në trojet shqiptare, ndërkaq po ndërruan kufijtë e jashtëm atëherë ky proces do të shpejtohet.

Hysnie Halimi. Kumanovë: Vallë ku do të mbetet Kumanova kur të vie deri te bashkimi i trojeve shqiptare?

DR. RUGOVA: Ne do të evidencojmë gjithë hapësirën shqiptare, prandaj edhe ato treva ku shqiptarët e përbëjnë gjysmën apo shumicën e popullsisë, e normalisht edhe Kumanovën me fshatrat përreth. Kjo kërkon përgatitje të madhe edhe shkencore. Duhet të kemi njerëz të aftë të statistikës, kartografë, (më duhet këtu të theksoj se kur dëgjova se ne nuk kishim kartografë shqiptarë, vërtet u shqetësova). Dua të them se shkenca jonë herë-herë del shumë e papërgatitur që të jetë në shërbim të pragmatizmit politik që t’i ndihmojë disa gjëra, disa procese.

Arianit Malaj, Prishtinë: Me daljen eventuale të shqiptarëve në referendumin për Maqedoninë sovrane a mos po bëhet tradhti ndaj historisë meqë procesi historik i formimit të shteteve kombëtare do të shtyhet ndoshta për dhjetë, tridhjetë apo pesëdhjetë vjet? Mbase kufijtë e Maqedonisë mund të pranohen si kufij ndërkombëtarë dhe atëherë do të pamundësohej definitivisht integrimi i shqiptarëve në një shtet unik?

DR. RUGOVA: Ne vazhdimisht jemi në kontakt me përfaqësuesit e dy partive politike PPD dhe PDP dhe në Këshillin ndërpartiak po i shqyrtojmë të gjitha variantat e mundshme lidhur me referendumin. Neve në Kosovë na është pamundësuar çdo formë e veprimit institucional politik, kurse shqiptarët në Maqedoni, Serbinë jugore dhe Mal të Zi me daljen e tyre në zgjedhjet e lira në republikat gjegjëse u afirmuan, së paku e dëshmuan praninë e tyre në këto hapësira, ngase më parë faktori shqiptar jashtë Kosove injorohej. Prandaj, dalja eventuale e shqiptarëve në Maqedoni në referendum do të kushtëzohet me një deklaratë në të cilën do të kërkohet që shqiptarët e pranojnë Maqedoninë sovrane nëse mbetet Jugosllavia si shtet, kurse nëse do të ndryshohen kufijtë e jashtëm atëherë shqiptarët do të dalin në referendumin e tyre. Sovraniteti i Maqedonisë e largon atë nga politika ekspansioniste serbe, por në anën tjetër poashtu ekziston rreziku se ajo do të afrohet kah Bullgaria. Këtë duhet ilustruar me faktin se Bullgaria u deklarua haptas se e njeh Maqedoninë si njësi sovrane territoriale, por nuk e njeh kombin maqedonas si të tillë. Nga praktika po e shohim se edhe një shtet i vogël mund të shkel vrazhdë të drejtat e njeriut dhe ato nacionale të një populli tjetër poashtu të vogël.

Islam Bejta, Prishtinë: A do të kandidoheshit për president të Shqipërisë së bashkuar në zgjedhjet e ardhëshme të lira?

DR. RUGOVA: T’ju them të drejtën. në këto punë politike veten e ndjej të shprehem popullorçe, vetëm argat, se e deshti koha dhe momenti që edhe ne intelektualët të përpiqemi t’i ndihmojmë popullit në rrugën e tij dhe vetvetes që të arrijmë të shpëtojmë nga kjo gjendje, ndërsa sa i përket kandidimit për president jo të Shqipërisë së vogël apo të madhe por të Shqipërisë etnike, kjo do të jetë çështje e vet popullit shqiptar. Qëllimi kryesor, po flas si intelektual, është që populli shqiptar qoftë përmes një procesi më afatgjatë apo më shpejt të sigurohet kudo që është dhe ta realizojë bashkimin kombëtar. E kush do të zgjidhet kryetar nuk do të ketë shumë rëndësi. do të vendosin vetë zgjedhësit. Pra duhet krijuar parakushtet që populli shqiptar të dalë në zgjedhje, të dijë kujt t’ia jap votën dhe dhashtë zoti e kurrë më të mos kemi komisione kuadrosh që do t’ia imponojnë popullit kush çka e prej nga ekspanzioni rus përmes Beogradit arriti që për një kohë të gjatë të thejë popullin shqiptar në të dy krahët duke synuar që në Shqipëri të bëhej një shkatërrim i brendshëm, sepse Shqipëria e kishte një subjektivitet ndërkombëtar. Poashtu, edhe ne këtu shkatërroheshim nga brenda. Ky ishte një plan i përpunuar, që shqiptarët të dobësoheshm edhe një katramë më zi, siç themi ne në popull, ja pra kjo ishte filozofia politike serbe e ndihmuar dhe e përkrahur nga Rusia: të ekzistojë një shtet shqiptar i dobët dhe pa ndikim!

Rabit Aliu, Preshevë: A do t’i përfshijë referendumi për sovranitet të plotë vetëm shqiptarët në Kosovë apo të gjithë shqiptarët në Jugosllavi?

DR. RUGOVA: Në Këshillin ndërpartiak të Partive shqiptare në Jugosllavi janë shtruar dy opcione rreth referendumit: E para që Republika e Kosovës ta shpall sovranitetin e plotë shtetëror, pasi që e ka Kuvendin legjitim edhe pse të ndjekur në ekzil, pastaj Kosova e ka qeverinë dhe territorin e vet, ndërkaq për shqiptarët në Maqedoni duhet gjetur një formë institucionale, përmes ndonjë Këshilli Kombëtar që do të shpallte referendum për shqiptarët. Kështu do të veprohej edhe në Serbinë e jugut si dhe në Mal të Zi, për deklarim të të gjithë shqiptarëve në këto katër njësi federale. Varianti i dytë është që të deklarohemi me plebishit nacional për një shtet unik shqiptar. Fatkeqësia jonë më e madhe është se ne ende nuk po e dimë se a do të mbetet ky shtet apo farë lidhje shtetesh, Konfederatë apo diç tjetër, se a do të ndërrohen kufijtë e jashtëm, se a po del Sllovenia, pastaj Kroacia etj. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes lidhur me referendumin në Maqedoni ngase nëse kufijtë e Maqedonisë bëhen ndërkombëtar atëherë praktikisht çështja shqiptare këtu merr fund. Prandaj, duhet bërë një deklaratë në të cilën decidivisht duhet shprehur qëndrimin e shqiptarëve se nëse ndërrohen kufijtë e jashtëm shqiptarët do të deklarohen që të jetojnë në një shtet.

Revista “Zëri i rinisë”, 7 shtator 1991, rubrika “LEXUESIT E ZËRIT E PYESIN DR. IBRAHIM RUGOVEN”, me titull “Ne do të fitojmë!”, përgatitë nga Halil Matoshi.

Post Views: 140
Previous Post

“Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

Next Post

Në kërkim të justifikimeve

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Në kërkim të justifikimeve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.