• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Dr. Kristo Papa: “Dëshira për t’i realizuar gjërat në vendin tonë ngelet gjithnjë si një ëndërr pezull”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 27 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Dr. Kristo Papa: “Dëshira për t’i realizuar gjërat në vendin tonë ngelet gjithnjë si një ëndërr pezull”

09/09/2019
in Udhetimi im

Kardiokirurgu i mirënjohur, DR. Kristo Papa, është një nga emrat e suksesshëm  në profesionin e tij, i njohur ndërkombëtarisht nga elitat e mjekësisë botërore. Me një kontribut të madh në fushën kardiologjisë, jo vetëm në Angli, D.r Kristo Papa falë talentit, dëshirës, pasionit e këmbënguljes së madhe arriti majat më të larta të shkencës e mjekësisë. Malli dhe dëshira për atdheun mbeten primare, me synimin se një ditë, ndoshta, do të kthehet në atdhe. Për kardiokirurgun e njohur, më parë problemet fillojnë nga ne, para se të fillojë nga politika, e cila, po bën, por duhet të bëjë akoma më shumë për shqiptarët, diasporën.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Personalisht, në periudhën e shkollës s, mesme, një nga lëndët që më tërhiqte pa masë ishte biologjia dhe anatomia e njeriut dhe aty kuptova që fshihej një nga pasionet e mia. Më pas, me kalimin e kohës, mjekësia më hyri në zemër, sepse duke studiuar atë çka realisht më pëlqente, mundej të ndihmoja, gjithashtu, dhe ata që kishin nevojë për mua.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Kanë qenë shumë momente të cilat kanë karakterizuar udhëtimin tim profesional. Momente të gëzueshme, por edhe trishtimi, ndonjëherë, por jam i lumtur, pasi besoj që për të arritur atje ku realisht kërkon, njeriu  duhet të kaloje një sërë vështirësish. Po veçoj dy prej tyre: një nga momentet fillestare më të bukura ka qenë diplomimi im në mjekësi, duke pasuar dhe me specializimin në kardiokirurgji dhe një tjetër moment i rëndësishëm, finalizimin i karrierës time do ta quaja është ushtrimi i profesionit si mjek në një nga spitalet më të rëndësishme të Londrës, Royal Brompton Hospital, ku edhe jam aktualisht. Përsa i përket aspektit personal është ardhja në jetë e djalit tim një nga momentet më të mrekullueshme të jetës time.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Sigurisht nuk ka një çelës të unifikuar drejt suksesit, por do të përmendja që një element shumë i rëndësishëm i suksesit është pasioni dhe dëshira për të realizuar në mënyrën më të mirë diçka që vërtet e ke për zemër. Të gjithë ushtrojmë profesione të ndryshme në fusha të ndryshme, por mendoj që të gjitha profesionet i lidh një qëllim i përbashkët, t’i vish në ndihmë dikujt tjetër dhe ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse diçka e bën me pasion e dëshirë. Kjo ka vlejtur edhe për mua.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Në aspektin profesional do të thosha që dy janë sfidat më të mëdha për mua si mjek personalisht, po besoj që vlen për të gjithë ata që ushtrojnë profesionin e mjekut. E para është të pranoj që jo gjithnjë do arrij të pakësoj vuajtjet e pacientit që do kuroj dhe e dyta por edhe me e dhimbshmja që edhe shumë pacientë do të më lënë pavarësisht impenjimit tim si mjek për të bërë më të mirën. Përsa i përket aspektit personal kërkoj të jem prezent për familjen time pavarësisht impenjimeve të mëdha profesionale. Nuk e di nëse ia dal si duhet, por përpiqem të bëj më të mirën.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Mendoj që momente vështirësie dhe dyshimesh ekzistojnë në të gjitha punët. “Nëse e kam bërë diçka mirë apo nëse  mund ta bëja edhe më mirë…” Por siç e përmenda edhe më sipër, nëse zgjedhjet bëhen përmes dëshirës, pasionit e këmbëngulje, nëse ekzistojnë këta elemente, atëherë është ajo rruga që duhet të ndjekësh dhe nuk të le vend të dyshosh. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mua.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Një nga arritjet më triumfuese të miat do të cilësoja realizimin me sukses të transplantit të zemrës dhe premisat për të realizuar “Zemrën artificiale” me dëshirën që të jetë njëqind për qind sukses për pacientin.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

Dëshirën për t’u rikthyer… Unë mendoj që për ne shqiptaret qe jemi jashtë vendit tonë emri i Shqipërisë thërret gjithnjë. Pavarësisht sesa mirë mund të jemi apo komoditete mund të kemi jashtë saj, dëshira për t’i realizuar gjërat në vendin tonë ngelet gjithnjë si një ëndërr pezull.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

Mendoj se ne shqiptarët nëpër botë kemi arritur atje ku jemi sot me forcat tona, pa ndihmën e askujt veç me këmbëngulje dhe me sakrificën tone. Dhe për këtë gjë jemi krenarë. Mendoj që është një cilësi  qe na karakterizon, e trashëguar nga atdheu ynë. Ne ketë rast do te përmendja  fjalën e urte të të madhit Fan Noli që thotë “Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta”.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

E njoh shume mirë termin ”emigrant”, pasi familja ime së bashku me mua, kemi emigruar që prej viteve ’90. Si fillim në Greqi e më pas në Itali, ku përfundova dhe studimet e larta. Të jesh i detyruar të lësh vendin tënd për një jetesë më të mirë besoj se nuk është e lehtë për askënd, por gjithashtu mendoj se të jesh një emigrant në moshë të re të bën të jesh pjesë e shumë eksperiencave pozitive apo negative, qofshin ato të ndihmojnë do të thosha unë te rritesh në aspektin personal dhe te ndihmon te kuptosh sesi funksionon bota jashtë atij rrethit në të cilin ke jetuar.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Vetë shteti shqiptar dhe politikat e ndjekura mendoj se janë faktori kryesor në bashkëpunimin dhe ndërveprimin e shqiptarëve kudo që ndodhen, por duke nisur më parë nga vetë ne shqiptarët, ku respekti ndaj njeri-tjetrit, vlerësimi dhe njohja e suksesit të tjetrit, ndarja e shkëmbimi i ideve me njeri-tjetrin, të gjitha këto do të na bënin shqiptarë më të mirë dhe fryma e bashkëpunimit do ishte më e lartë.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Politikat e ndjekura prej vitesh, që në kuadër shpeshherë kanë përfitimin e ngushtë ekonomik vetjak të vetë individëve që e drejtojnë shtetin sesa përfitimin e vetë shqiptarëve. Për këtë duhet të luftoje çdo shqiptar t’i dëgjohet zëri kudo qoftë ai brenda apo jashtë vendit.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

Jam i lumtur përsa i përket iniciative dhe politikave që së fundmi janë ndërmarrë ndaj diasporës shqiptare. Na bën të ndihemi më të përfshirë dhe gjithashtu dhe pjesëmarrës në vendime, përsa i takon të ardhmes sonë si komunitet shqiptarësh. Më konkretisht do doja një bashkëpunim më të gjerë nga ne shqiptarët, pasi problemet fillojnë më parë nga ne, para se të fillojë nga politika, mendoj. Shpeshherë është shumë vështirë të na besh në shqiptarët bashkë në një mendje, edhe pse nuk na mungojnë kapacitetet intelektuale. Por mendoj se po punojmë edhe për këtë gjë, besoj me impenjim arrihet gjithçka.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Aktualisht në Londër jam në një rritje profesionale të konsiderueshme do të thosha dhe familja ime gjithashtu me mbështet në këtë zgjedhje që kemi bërë së bashku. Për sa i përket impenjimeve të punës jam i detyruar shpeshherë të ushtroj profesionin edhe në vende të tjera në të njëjtën kohë. Por mendoj se Anglia do të zerë një pjesë të madhe në planet dhe projektet e mia të ardhshme.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim) ?

Të jesh një faqe kaq e njohur sa “The Albanian” është sinonim i suksesit dhe këtë e tregon me faktin që ka më shumë se 1 milion ndjekës. Vazhdoni ta ndiqni sepse është një faqe vërtet serioze e cilësore dhe ia vlen te ndiqet me plot bindjen.

“The Albanian”

Post Views: 168
Previous Post

“Udhëtimi im” – Dr.Arten Dyrmishi: “Jeta më buzëqeshi që dhe unë t’u dhuroj njerëzve vetëm buzëqeshje”

Next Post

Ahmet Gjanaj: Udhëtimi im “Një shans historik për të mbështetur fuqimisht integrimin evropian të shqiptarëve”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

Ahmet Gjanaj: Udhëtimi im “Një shans historik për të mbështetur fuqimisht integrimin evropian të shqiptarëve”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.