• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Ermira Lefort: Fjala “Atdhe” është fjala e dytë mbas prezantimit të emrit tim”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Ermira Lefort: Fjala “Atdhe” është fjala e dytë mbas prezantimit të emrit tim”

09/09/2019
in Udhetimi im

Ishte viti 1987, kur në kinematë e kryeqytetit bëri bujë filmi i Piro Milkanit, “Eja”. Rolin kryesor regjisori i njohur ia kishte besuar një vajze të re, simpatike, e panjohur për spektatorin e filmit, por jo atë të artit. Ishte pianistja e re Emira Zyrakja, nxënëse në liceun artistik “Onufri”, fituese e disa çmimeve kombëtare në piano, që interpretoi me sharm, vërtetësi e ngrohtësi rolin e parë e të vetëm në kinematografi. Sot, pas 30 e ca vjetësh, pianistja Ermira Zyrakja (Lefort), jeton e punon në Gjenevë të Zvicrës, pa harruar për asnjë çast atdheun e ëndrrave të saj. Në një rrëfim të veçantë për “Udhëtimi im”, Ermira kthehet pas në kohë, kur hidhte hapat e para drejt artit, vështirësitë dhe tingujt magjikë që nxirrte nga piano. Sot ajo është një “ambasadore” e denjë e Shqipërisë, një artiste e nderuar, që, krahas kompozitorëve të mëdhenj klasikë, në repertorin e saj aktiv kanë vend e promovohet edhe muzika shqiptare, me kompozitorët tanë të shkëlqyer. Mesazhi i saj është i qartë: “… Mos ekzisto, jeto… me gjithçka të mirë e dobishme që mund t’i ofrosh jetës tënde e të ofrosh nga jeta jote!”

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm? 
E dija që arti më magjepste që në moshë të vogël. Improvizoja në shtëpi para të ftuarve, ku herë bëja aktoren, violinisten, herë balerinën, pianisten. Në moshën 6- vjeçare kalova konkursin dhe fitova mes kandidatëve të shumtë. Kryetari i jurisë, asokohe, më tha: “Suksese, ke fituar dhe do marrësh instrumentin e violinës!”. Ashtu, e vogël me kaçurrela të lidhura me fjongo, tunda kokën për të thënë “Jo” dhe u shpreha se dëshiroja pianon.

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

“Përse jo?!”, pyeti profesori hijerëndë, por shumë dashamirës. Violinën do ta kesh në shtëpi, kurse pianon jo (Atëherë nuk kishte piano për gjithë pianistët në shtëpira, përveç kompozitorëve).

U përgjigja se me pianon do isha më e pavarur si artiste dhe se nuk do kisha çdo herë të domosdoshme shoqërimin nga instrumentë të tjerë, në prezantimet e mia artistike. Përgjigje që çuditi jurinë, por që me shikimin tim të vendosur prej një vajze të vogël, kuptuan që nuk do ndryshoja mendim.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?
Saxhot e para në formë koncerti, çmimi kombëtar i talenteve të reja në moshën 14-vjeçare, në konkursin e RTSH, i vetmi televizion kombëtar në atë kohë e me juri profesionistësh, emra të mëdhenj të artit muzikor, atëherë e sot e kësaj ditë.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Me mbështetjen e jashtëzakonshme të prindërve, që nuk ishin të fushës, por më kishin krijuar aq sa besim në vetvete, aq dhe nga ana emocionale, që duhej të studioja shumë, guxuar, këmbëngulur… e që më gjithë konkurrencën e fortë, gjithnjë duhej të vazhdoja për atë çka unë isha e aftë të bëja. Kjo mbështetje e siguri bënte që dhe nga ana profesionale të ndjehesha e sigurtë në performancat e mia e të shijoja çdo detaj, duke filluar që nga përshëndetja për publikun. Sigurisht, profesionalizmi i pedagogëve, në çdo etapë studimesh, deri në diplomimin në Konservatorin Superior të Tiranës, me kritere aq të forta dhe me një mësimdhënie aq cilësore, ishte po ashtu siguria më e madhe e ecurisë time, si për shumë bashkëstudentë e kolegë tashmë.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Do citoja në fillim konkursin për të hyrë në Konservator, që ishte i vetmi Konservator kombëtar…. Mbaj mend vetëm se për piano ishim jashtëzakonisht shumë konkurrentë. Isha fituese, por do merrnin vetëm 7 studentë për piano. Me iniciativën time kam shkuar dhe pritur gjithë ditën ministren e kulturës të asaj kohe, deri sa e takova, i shpreha faktin që i dëshiroja kaq shumë këto studime universitare për piano, që ishte gjithçka për mua e që nuk bëja pjesë tek konkurrentët me prindër muzikantë dhe përfaqësohesha vetëm me mundësitë e mia dhe rezultate shumë të larta të shkollës e që i kisha plotësuar, si kriter i padiskutueshëm që ministria kërkonte. Dhe fituan vetëm 7 pianistë. Mbas një nate pa gjumë nga pritja, erdhi rezultati, isha fituese e qaja me lot gëzimi.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Isha paralelisht me pianon shumë e dhënë mbas letërsisë e profesorët ndaheshin në 2 grupe, disa duke dashur të vazhdoja për letërsi e të tjerët që këmbëngulnin që me patjetër duhej të vazhdoja pianon në universitet. Personalisht thënë kjo, ndjeja që skena, vetë si skenë, kishte diçka plus…..(performanca para publikut e me kodin e veshjes të bën të «nusërosh» sa herë performon….. duke e menduar këtë me zërin e mendjes)….një detaj romantik ky, pjesë dominante e natyrës sime, plus përgjegjësisë e orëve të shumta studimi çdo ditë, që kërkonte ky «nusërim».

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Konkursi dhe bursa 2-vjeçare që fitova për në Roterdam. Them triumfuese sepse tashmë përballesha me vlerësim e juri muzikantësh europianë, që jeta pianistike do vazhdonte jashtë kufijve të Shqipërisë, që me ndryshimin e sistemeve do përjetoja një tjetër liri personale e profesionale e cila në tashmë 28 vjet, ka ndryshuar shtete, perfomanca e publik….. Francë, SHBA, Irlandë, Qipro, Kroaci, Angli, Greqi, Slloveni, Turqi e Zvicër, ku jetoj me familjen time dhe ushtroj profesionin tim si gjithnjë.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

Me kufijtë e mbyllur të vendit tim, “ku vetëm zogjtë i fluturonin përmbi, pa kushte”, fjalën «Atdhe» e përjetoja me nocionin realist, duke filluar nga poezitë që duhej të recitonim, hartimet që duhej të bënim me këtë temë, që «vizitonim» më shumë vendin tonë me aksionet e zboret e detyruara…por, sigurisht, dominonte dhe nocioni brenda kësaj fjale, si familja, studimet, shoqëria, ambiciet e mira profesionale, momente të bukura dhe, sigurisht, e më të mirat e mundshme, që mund të ofronte relativisht vendi im nën atë sistem.

Mbas kaq vitesh larguar, tashmë fjala «Atdhe» është fjala e dytë mbas prezantimit të emrit tim. Thënë kjo me shumë afeksion, nostalgji e jo vetëm si formalitet zyrtar. Edhe pse kam nënshtetësi franceze e zvicerane, gjithnjë rinovoj pasaportën  time shqiptare. Nuk bëj dot pa këtë identitet… Jo vetëm që u largova në moshën 23-vjeçare, por dhe sikur 23 ditësh të isha larguar, ky identitet do merrte përparësi e që vazhdon të marrë ende.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

Po i përgjigjem duke filluar nga fundi i pyetjes: Kapaciteti i adaptimit, që besoj shumica e shqiptarëve e kanë. Erdha si artiste në një tjetër realitet evropian, jetë e profesioni sigurisht gjithnjë me ndjenjën e punës së vazhdueshme me pianon, por pa tekat e kapriçiot që zakonisht mund t’i vishen figurës së artistit. Sigurisht, klima artistike është shumë e gjerë dhe e favorshme për artin dhe muzikën në vende më të mëdha, por dhe konkurrenca është më e lartë.

Një cilësi tjetër ushqyer nga vendi im, është arti dhe muzika shqiptare, me kompozitorë të shkëlqyer, të cilët u bënë pjesë e pandarë e repertorit tim, plus atij klasik. Bëra CD e parë «e Jona muzikë» me vepra pianistike të kompozitorëve shqiptare, vepra që nuk kishin parë deri në vitet ’90, dritën e suksesit jashtë Shqipërisë.
Ndjehesha e emocionuar për ta dhe njëkohësisht në hapësirë gjeografike sikur ndaja vlerësimet pozitive të kritikëve muzikorë nga vende të ndryshme. Veprat shqiptare për piano, u transmetuan nga emisioni muzikor prestigjioz për muzikën klasike FrancInter.

Në kongresin Europian për pianistë në Qipro, prezantova ligjëratë-recital po më këto vepra, që ngjallen kuriozitet e vlerësim, duke më kërkuar dhe partiturat pianistë të tjerë europianë. CD «e Jona muzikë» është pjesë e Librarisë së famshme të Kongresit Amerikan në Washington. E pra, trashëgimi më të vyer, nuk mund të merrja nga vendi im, plus sistemit cilësor të studimeve.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

U largova nga vendi im me një bagazh të fortë, muzikën e me aspirata personale për të mos pritur kur do mbaronte periudha e tranzicionit që nuk dihej sa do zgjaste.
Fatmirësisht me këtë profesion, nuk kam pasur atë që quhet «pasojë» në shtetin ku jetoj e punoj, përveç faktit që « dyert » duheshin shtyrë akoma më me kurajë, këmbëngulje e dinjitet, për atë që transmetoja si vlera nga vendi im, profesionalisht dhe jo vetëm….sigurisht duke u integruar dhe pasuruar me një mënyre tjetër të bërit muzikë, të repertorëve të pa censuruar, pedagogji mësimdhënie më demokratike, më të hapur dhe ndaj nxënësve e studentëve që bëjnë muzikë për pasion.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Nëse përgjigjem në kontekstin e diasporës, bashkëpunimi mendoj se përmirësohet, duke mos qenë snob ndaj kulturës e aktiviteteve tona, me projekte të adaptuara miks me kultura të tjera, fitimprurëse ose jo, me standarde koherente, të qarta e transparente organizimi.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Ndjehem keq t’i përgjigjem kësaj pyetje nga shteti ku jetoj. Ndjek lajmet shqip rregullisht dhe mendimi im për përmirësim, përputhet me kërkesat e qytetarëve të thjeshtë, që nga kërkesat më bazike, kur ekzistojnë e vështirësojnë jetën e deri tek fakti i rezistencës ndaj antivlerës në art. Komercializmi nuk mund ta justifikoje atë.
Në një vend i vogël si i yni, kur prishet ky ekuilibër, bën dëm më të madh sesa në shtete shumëmilionëshe.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

 Në raport me shtetin amë, një institucion i ri bashkëpunimi është krijuar, Ministria e Diasporës, sigurisht me vështirësitë e veta financiare që dihen (isha prezente dhe në Samitin e 2 në Tiranë). Por ky ristrukturim i diasporës, duhet të mbështetet cilësisht mbi historikun shumëvjeçar, më kontribuuesit e kësaj diaspore prej 3-4 dekadash që kanë ardhur nga të gjitha trevat shqiptare e shqipfolëse e mbi të gjitha që projektet, vendimet e sponsorizimet, mos ndikojnë as edhe një fije në përçarje.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

 Përveç detyrimeve e planeve personale profesionale me muzikën klasike, nga kontributi im individual e me bashkëpunime, me projekte të shumta e të shtrira përgjatë këtyre viteve për komunitetin shqiptar këtu në Zvicër, tashmë jam pjesë dhe e shoqatës së re WAlbW me seli në Gjenevë, ku projekte interesante, të rëndësishëm ndërveprimi, (jo vetëm në fushën e kulturës) po përgatiten të prezantohen e të realizohen.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

… Mos ekzisto, jeto… me gjithçka të mirë e dobishme që mund t’i ofrosh jetës tënde e të ofrosh nga jeta jote!

“The Albanian”

Post Views: 124
Previous Post

“Udhëtimi im” – Gerta Cami – Kobeci: “Ndihem shumë e përmbushur për çdo ëndërr të realizuar dhe për çdo sukses të papritur”

Next Post

“Udhëtimi im” – Alan Shala: “Kini një ëndërr dhe ndiqeni atë. Mos u shpërqendroni nga qëllimet afatshkurtra!”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Alan Shala: “Kini një ëndërr dhe ndiqeni atë. Mos u shpërqendroni nga qëllimet afatshkurtra!”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.