• Latest
  • Trending
  • All

Historia/Fati tragjik i gruas italiane të djalit të Mustafa Krujës

03/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Edukimi

Historia/Fati tragjik i gruas italiane të djalit të Mustafa Krujës

03/05/2019
in Edukimi, Histori

Një grua intelektuale, e lindur në Itali ku e priste një e ardhme e shkëlqyer në fushën e akademisë, por që erdhi në Shqipëri me bashkëshortin e saj, djalin e Mustafa Krujës dhe gjeti terrin e diktaturës.

Jeta dhe arritjet e dikurshme, me siguri ua bënin më të dhimbshëm kontrastin me vuajtjen e tanishme, intelektualëve të dërguar në kampet e internimit gjatë diktaturës komuniste, por ishte e qartë që edhe diktaturës ia bënte më të flaktë dëshirën për ta rënduar këtë kontrast duke e nxirosur me sa mundte të tashmen. Ndoshta atë që ata kishin brenda shpirtit, nuk mundeshin gjithmonë ta arrinin e t’ua merrnin, por çfarë kishin në dorë me jetët e tyre, e bënë pa mëshirë.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Elena Gjika, jo ajo e lindura në Bukuresht, por një tjetër, e lindur në Romë, gati 100 vjet më vonë, nga një baba kolonjar dhe një mama italiane, ishte një nga ato gra me mendje brilante që diktatura e ktheu në mbartëse drush dhe punëtore ndërtimi. E diplomuar në Universitetin e Napolit, e propozuar për katedrën e Fakultetit të Letërsisë atje, por e ardhur në Shqipëri pas martesës me Petrit Merlikën, djalin e ish-Kryeministrit, Mustafa Kruja Merlika, Elena mund t’i kishte dhënë shumë Shqipërisë së babait, burrit dhe birit të saj në një kohë tjetër, por koha e diktaturës i kërkoi të priste e të ngarkonte dru, pasi i kishte prerë, me goditje të vazhdueshme, nga jeta e saj, shpresat për të ardhmen që premtonin dijet, prirjet, teza e diplomimit, vlerësuar shkëlqyeshëm dhe e botuar nga Akademia Italiane e Shkencave dhe mjedisi që e kishte rrethuar dikur. Ishte rritur në një mjedis intelektual, me babain gazetar dhe mamanë mësuese. Kishte qenë shoqe Liceu me të motrën e Aldo Moros, që më pas do të bëhej kryeministri i Italisë, shkoi nuse në shtëpinë e një tjetër kryeministri. Shtëpinë e saj, kur ishte e vogël, e vizitonin intelektualë e burra shteti si Luigj Gurakuqi dhe Mustafa Kruja, të cilët ishin miq të të atit. Gjeti të njëjtën atmosferë në shtëpinë ku shkoi nuse, kur u çonte kafen të vjehrrit dhe Aleksandër Xhuvanit dhe bashkohej në bisedat e tyre me dijet e saj të thelluara në letërsi, histori e gjuhësi. Më vonë pas arrestimit të të shoqit, ajo do të trokiste në derën e profesor Xhuvanit për t’i kërkuar punë në Bibliotekë dhe ai do t’i thoshte që në gjithë Ballkanin nuk mund të gjente një kandidaturë më të mirë sesa ajo, por…Kishte rrudhur supet, i znëë ngushtë. Ai e dinte, siç edhe Elena do e shihte shumë shpejt, që rrugët e saj ishin mbyllur.

Në rrëfimet e të birit, Eugen Merlikës, në një botim me dëshmitë e të mbijetuarve të kampit të Tepelenës, botuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, shpaloset jeta e Elenës, e cila duke mos mundur ta braktiste të birin, edhe pse kishte mundësinë të largohej nga Shqipëria, si shtetase italiane, zgjodhi të qëndronte këtu pas arrestimit të bashkëshortit në vitin 1946, me 15 vjet burg dhe pranoi mundimet që diktatura përpilonte dhe zbatonte për armiqtë e saj.

Në vjeshtën e vitit 1947 i dëbuan nga shtëpia në Tiranë duke i dërguar në vendin Katër Rrugët e Shijakut ku jetuan në një kasolle, më pas disa të afërm i morën në shtëpinë e tyre në Krujë, por Dega e Brendshme i çoi në qelitë e saj bashkë me familjen e Abaz Kupit, ku jetuan më shumë se një vit. Në vitin 1949, siç kujton Eugeni, i nisën sipër një kamioni për në Tepelenë. Elena u nis atje me djalin tre vjeç dhe vjehrrën. Ajo ishte krahu i punës së familjes së tyre në Tepelenë. “Jeta e atyre që punonin ishte shumë e lodhshme, sepse kishin zëvendësuar mushkat. Njeriu ishte kthyer në mushkë për të mbajtur dru nga mali për t’i sjellë aty; ecnin 2 apo 3 orë rrugë me dru në kurriz. Nganjëherë me rrasa guri…”, thotë Eugen Merlika, i cili, në atë kohë, e kujton veten pranë së gjyshes, duke pritur mamanë te muri me tela i kampit. Për festa mund të kishte një program të veçantë, siç ishte një natë e Vitit të Ri, kur gratë ishin kthyer nga mali dhe një polic kërkoi tri prej tyre, ndër to dhe Elena, për të ngarkuar sërish dru për në Tepelenë, në mes të shiut, dhe për t’i prerë sepse familjet e oficerëve kishin mbetur pa dru dhe i donin gati për në sobë.

Mustafa Kruja

Nga puna dhe uria në kampin e Tepelenës, Elenën e çuan në Vlorë, ku po ndërtohej burgu i Vlorës. Tashmë duhej të përjetonte edhe ndarjen nga i biri, edhe pse të gjitha vuajtjet i kishte pranuar, pikërisht për të mos u ndarë prej tij, por shteti e kishte vendosur. Më pas e çuan në Lushnjë, ku u bashkua sërish me të birin. Ndërruan kamp pas kampi në qytetin jugor, nga viti 1954 deri në vitin 1991, kur u liruan nga kampi l fundit, I Grabianit.

Tashmë e bija e Sotir Gjikës e lindur në 27 gusht 1920, siç zbulohet nga letërkëmbimi i të atit, me Luigj Gurakuqin, ku gazetari njoftonte mikun e tij për lindjen e fëmijës së dytë, këtë herë vajzë, ishte 71 vjeçe. Do të kthehej në Itali, me hapjen e kufijve, por familjen nuk do ta gjente më. Vite më parë, në një letër dërguar të vëllait, kishte shkruar një lutje për Aldo Moron, që ta ndihmonte të takonte të ëmën, por nuk mori kurrë përgjigje. Jetonte në një vend të izoluar, ku ishte e vështirë të hynin lajmet e mira dhe e ndaluar të dilnin njerëzit, por mision që çdo e mirë që ata kishin sjellë, të shkatërrohej. Siç ndodhi me Elena Gjika Merlikën, por Zoti e ndihu për ta nxjerrë gjallë nga kampi i Tepelenës, të birin për të cilin sakrifikoi jetën. Shqipëria nuk ka asgjë për të thënë për atë çfarë Elena kishte mundësinë t’i falte vendit, por, falë Zotit, Eugeni ka shumë për të thënë për nënën e tij./Kujto.al

Post Views: 134
Previous Post

Rrahman Parllaku: Ja kush janë 4 kriminelët e Shqipërisë

Next Post

“Udhëtimi im” – Mentor Hoxha: “Me punë dhe besim tek vetja çdo ëndërr dhe dëshirë bëhet realitet”

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Mentor Hoxha: “Me punë dhe besim tek vetja çdo ëndërr dhe dëshirë bëhet realitet”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.