• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Adriana Bejko: “Diaspora, faktor i rëndësishëm për mëkëmbjen e Shqipërisë”

02/05/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Udhëtimi im” – Adriana Bejko: “Diaspora, faktor i rëndësishëm për mëkëmbjen e Shqipërisë”

02/05/2019
in Diaspora, Opinion, Udhetimi im

Adriana Bejko, me një karrierë të gjatë në mësimdhënie, si mësuese e si pedagoge, në tre kontinente, është sot një emër i nderuar në diasporë, e suksesshme dhe shembull i shqiptarit të integruar më së miri. Ky mision fisnik, me qëllimin e mirë dhe mjaft domethënës, që e konsideron mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e diasporës si “ajrin” për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar”, e ka bazën tek tradita familjare (si bijë e familjes së nderuar Fishta në Shkodër), tek edukimi, formimi dhe puna e saj e palodhshme për mëse katër dekada e gjysmë i është përkushtuar atdheut, gjuhës shqipe, brezit të ri dhe tani diasporës.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Në fakt, statistikat tregojnë se në Amerikën e Veriut njerëzit e ndryshojnë profesionin deri në 7 herë në jetën e tyre. Fatmirësisht, unë nuk bej pjesë në këtë statistike.  Që fëmije kam pasur dëshirë të bëhem mësuese dhe kam 44 vjet që kam ushtruar profesionin fisnik të mësueses (si duke mësuar nxënësit, ashtu edhe duke trajnuar mësuesit) ne 3 kontinente (Evropë, Amerikën Veriore dhe Azi) dhe shumë shtete të ndryshme. Çapitjet e mia në këtë karrierë më kanë dhënë gjithmonë kënaqësi dhe dëshirë për të punuar në arsim. Për mua roli i arsimit është jetik për ekzistencën e një kombi.  Kjo detyrë ka marrë përmasa edhe më të rëndësishme sot, kur e konsideroj mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e diasporës si “ajarin” për të mbajtur gjallë identitetin kombëtar.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Në një jete kaq të gjate si kjo e imja, është pak e vështirë të përshkruhen këto momente pasi janë të shumta, por do të përpiqem. E kam filluar karrierën time si edukatore e brezit te ri në qytetin e Peshkopisë, që më priti me krahë të hapura si bijën e vet dhe akoma sot mbetem në kontakt me kolegët dhe nxënësit e mi dibranë.  Më vonë kam punuar në disa shkolla në Tiranë, por përvoja dhe vitet më të bukura për mua kanë qenë 17 vitet në gjimnazin “Qemal Stafa”. Jo vetëm ishte nder i madh të bëje mësim në shkollën që kishte nxjerrë kolosë të vendit tonë ndër vite, po edhe përgjegjësi e madhe.  Nxënësit e mi në “Qemal Stafa” kanë qenë dhe mbeten frymëzimi im dhe më kanë dhënë kënaqësinë më të madhe në jetë.  Krenohem kur shoh emrat e tyre si mjekë, inxhinierë, bukëpjekës apo ndërtues të ndershëm, kudo në botë. Më vone, kam punuar si inspektore (një term që më rrëqeth sot!) në Drejtorinë Arsimore të Qytetit të Tiranës (1989-1994).

i. Gjatë asaj kohe punuam shumë për të prezantuar metodat e reja në mësimdhënie, sollëm magnetofonat e parë dhe ekspertët nga Këshilli Britanik në fushën e mësimit të anglishtes.  Në vitin 1993 themeluam Shoqatën e Mësuesve te Anglishtes. Por momenti me emocional ka qenë fillimi i Lëvizjes Green Peace, me nxenësit e shkollës “11 Janari” dhe “Emin Duraku”, në majin e vitit 1993.  Të sponsorizuar nga një grant nga Ambasada Amerikane, fëmijët u organizuan për të pastruar plehrat, që po mbulonin Tiranën, dhe njëherësh edhe për të sensibilizuar qytetaret për këtë problem.  Fëmijët lyen me gëlqere të gjitha pemët e bulevardit “Dëshmorët e Kombit» (që nga Universiteti dhe deri tek Monumenti i Skënderbeut). Në fund të ketij aksioni, fëmijët me kovat e gëlqeres në njërën dore dhe furçën ne dorën tjetër organizuan një “greve në heshtje » para Bashkisë së Tiranës. Në kurriz  mbanin fleta proteste që Bashkia nuk po kujdesej për mjedisin.

ii. Në vitin 1994, mu akordua një bursë Fulbright për të studiuar për Master Degree në Educational Leadership, në San Diego, California. Pasi e kreva programin Master, me sukses, brenda një viti, u emërova si pedagoge në të njëjtin departament dhe më pas, Drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë për atë Universitet.  Më vonë emigruam në Kanada, ku u emërova pedagoge në School of Education dhe drejtoreshë e programit për studentet ndërkombëtarë.  Gjatë 25 viteve në Amerike dhe Kanada, jam nderuar me mjaft tituj dhe çmime, nga të cilët mund të përmend, “Who Is Who in Educational Leadership”, “Teacher of the Year”, “Distinguished Lifetime Achievement” etj.  Në Kanada përfundova edhe doktoratën me temë “Brain-based Learning and Second Language Acquisition”. Para pak kohesh doli nga shtypi libri #8 I serisë “Fun English”, që është një seri, e cila mëson Anglishten si gjuhë e huaj nga A tek Z. Megjithatë, i ruaj të shenjta dy vlerësimet e dhëna nga Shqipëria ime, kohët e fundit, titulli “Ambasadore e Kombit” dhe zgjedhja në Këshillin Kombëtar të Diasporës.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Po e kam pasur një “çelës” të tillë.  Kjo ka qenë fakti që unë jam bijë e familjes së nderuar Fishta në Shkodër, që na ka mëkuar me krenarinë për Shqipërinë dhe patriotizmin e flaktë (kur lindëm, tek djepi, kishim Lahutën e Malcis”), me ndershmërinë dhe drejtësinë dhe, mbi te gjitha, me etiken e punës pa hile. Për këtë u jam mirënjohës prindërve dhe vëllezërve të mi që me edukuan me këto cilësi të pashoqe.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Fëmijëria ime ka qenë e lumtur, por jo e lehtë, pasi isha e “bija e një të përjashtuari nga Partia”, i cili vdiq si një komunist pa teserë partie.  Kjo “njollë në biografi” ishte shumë e dukshme, kur isha njëra nga studentet më të shkëlqyera në degën e Gjuhës Angleze. Pedagoget e mi të nderuar më kanë trajtuar me shumë dinjitet, pavarësisht nga ky fakt.  Por, pasi u mësua që unë do të mbahesha si pedagoge në katedrën e Anglishtes, mbiu një flete-rrufe me germa të mëdha (stil i importuar nga Revolucioni Kulturor në Kinë), e cila me akuzonte për “mungese sinqeriteti ne dokumentet” dhe propozonte përjashtimin tim nga rinia e nga fakulteti.  Kjo do të thoshte automatikisht humbje e diplomimit, 3 muaj para mbarimit të studimeve. Kjo sfidë kanë lënë një plagë të hapur në zemrën time, por njëkohësisht më ka mësuar se njerëzit e ligj duhet t’i mëshirosh për fatkeqësinë që i ka mbuluar.

Sfidë tjetër në jetë ka qenë fillimi i jetës në emigracion, vështirësitë janë të shumta, por me durim dhe me kokën lart i përballuam të gjitha me dinjitet.  Në këtë aspekt, vështirësia më e madhe ishte se solla me vete dy adoleshentë dhe kisha frikë se do të harronin Shqipërinë dhe do të “amerikanizoheshin”. Por isha shumë gabim, dy djemtë tanë, Kreshniku dhe Indriti, janë shumë patriotë dhe kudo e prezantojnë veten si shqiptarë. Kjo është mëritë e edukimit nga im shoq, Maksi, i cili ka bërë shumë me tepër sakrifica se sa unë në kurbet.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Ndjehem shumë rehat dhe krenare për të gjitha zgjedhjet që kam bërë në jetë.  E vetmja gjë që më mundon është fakti që lashë Shqipërinë, një vendim i vështirë, por që duhej bërë për të ardhmen më të mirë për djemtë e mi.  Bilanci i vendimeve të tjera rezulton mjaft pozitiv dhe më ka bërë një qytetare globale, e cila gëzon për arritjet e të tjerëve.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Kam qenë me fat që Zoti i mirë nuk më ka falë asnjë thërrime xhelozie në zemrën time.  Përkundrazi, deviza ime intelektuale ka qenë dhe është “Gëzohem për Ty!”.  Nuk besoj në “konkurrencën” me të tjerët.  Kam vetëm një « konkurrent » dhe kjo është vetvetja. Arritja më triumfuese, për mua, ka qenë prezantimi i Shqipërisë time me dinjitet kudo në botë: Amerikë apo Kanada, Kinë apo Kore, Japoni apo Taiwan, Philipine apo Angli.  Nuk do të harroj një vizitë në Universitetin e Pekinit, kur presidenti i atij universiteti të famshëm, më uroi mirëseardhjen në një shqipe te kulluar dhe me tha se kishim të njejtën Alma Matter, pasi edhe ai kishte studiuar në Fakultetin Histori Filologji në Tiranë.  Pas pritjes zyrtare, n’a mori mua dhe tim shoq dhe na çoi përpara Ambasadës Shqiptare në Pekin…… oh, sa bukur valëvitej flamuri ynë në atë mbrëmje në Pekin !

Një moment tjetër i paharruar është konferenca e Kombeve te Bashkuara kundër Gjenocidit në Sacramento të Kalifornisë ku unë dhe im bir, Kreshniku, prezantuam një temë për gjenocidin serb në Kosovë dhe ftuam 600 pesares të mbanin zi dhe të denonconin gjenocidin serb kundër familjes Jashari e qindra kosovareve… në atë salle kishte përfaqësues nga e gjithë bota dhe e gjithë bota u ngrit në këmbe për të nderuar martirët e Luftës së Kosovës.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Në qoftë se e keni vënë re, unë gjithmonë e personifikoj Atdheun, duke thënë “Shqipëria ime”. Kam qen/ dhe jam një Rilindase në shpirt dhe e kam të vështirë të mbaj lotët kur dëgjoj “Xhamadanin Vija-Vija”, apo kur shoh flamurin tonë të valëvitet me krenari kudo në botë.

Njeriu është një qenie komplekse.  Ai gjithmonë kërkon atë që nuk e ka.  Në Shqipëri nuk mbaj mend të kisha kaq shumë flamuj shqiptarë në shtëpi apo në zyrë.  Kurse në Kanada kam flamur në dhomën e pritjes, në atë të gjumit, në zyrën e punës në shtëpi, në makinë, në zyrën në punës në fakultet, në klasën ku bëj mësim. Mbesa ime 3 vjeçare më kënaq kur këndon këngën e Petrit Lulos për flamurin apo kur vrapon ne Kopshtin Zoologjik se sheh një skulpture te një shqiponje të madhe dhe e përqafon e i thotë «Unë jam shqiptare». Tashti i kuptoj edhe shume më mirë vargjet e Filip Shirokës tek poema “Shko dallndysh”, … shko dallndysh tuj fluturu, shko n’Shkodër, n’qyetin tem”.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Krenaria, etika e punës dhe ndershmëria që më ka mësuar Atdheu im janë shkaku i çdo arritje timen.  Kjo mund të tingëllojë pak utopike në klimën e sotme në vendlindje, por unë jam e zhveshur nga gjërat që flet media për individë të ndryshëm që drejtojnë vendin.  Ata njerëz negativë dhe të përlyer me vese të këqija nuk përfaqësojnë Atdheun tim, ata janë turpi i tij, të cilët koha do t’i krasisë. Por unë i marr me rezervë ato që shkruhen e thuhen derisa të vërtetohen. Pranimi i njerëzve ashtu siç janë, pa i parë me ngjyra apo cene të ndryshme më ka ndihmuar të integrohem plotësisht në shoqërinë kanadeze, si e barabartë në mes të barabartëve.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në eksperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Ne emigrantët e Kanadasë jemi pak si të “privilegjuar”, në krahasim me emigrantët në vendet e tjera.  Kanadaja është një vend që vërtet i pret emigrantet me krahë të hapur. Kanadaja është një vend i ndërtuar nga emigrantet.  Përveç atyre që ne i quajmë First Nations, të gjithë kanë ardhur prej diku.  Ky është vendi i vetëm në botë që ka në kushtetutën e tij nenin për “multiculturalism”.  Unë jam ndjerë si e barabartë, në mes të barabartësh, kudo në Kanada.  Pra, statusi legal nuk ka qenë problem.  Megjithatë, fillimet nuk janë të lehta, stabilizimi, njohja e ligjeve të vendit, lëvizja (ky është një sub-kontinent), situatat e reja politike (të drejtat e pakicave si gay, lesbian, trans-sexuals, përdorimi i credit cards, njohja e software, njohja e historisë së vendit) kërkojnë kohë të mësohen.  Ajo që më shqetëson sot është fakti që disa familje në diaspore harrojnë se rrënjët i kemi në Shqipëri dhe ne emigracion duhet të integrohemi, por jo të harrojmë Shqipërinë.  Mama ime thoshte: “Vendi e huaj ta lavdërofshin, por brenda mos shkofsh!”.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Mendoj se formim i Ministrisë së Diasporës dhe i KKD është një hap i mirë në këtë drejtim.  Ky është një nder i madh për ne, por edhe një përgjegjësi e madhe.  Është për t’u theksuar se bashkëpunimi midis 15 anëtareve të KKD ka filluar tashme dhe ne ndajmë të njëjtën filozofi – të njohim nevojat e diasporës dhe të luftojmë për të gjetur zgjidhjet më të mira.  Ne jemi një grup që nuk kemi interesa politike dhe nuk do të bëhemi “vasalë” të asnjë partie politike, pasi kemi arritur çdo gjë me djersën e ballit dhe nuk i kemi “borxh” askujt.  Të gjithe jemi të angazhuar për të dhënë maksimumin për bashkëpunimin ndërshqiptar.  Megjithatë, duhet kuptuar se një mendim që diaspora të investojë në Shqipëri është pak i parakohshëm. Në aspektin historik, diaspora jonë është shumë e re dhe akoma është herët të shohim milionerë shqiptarë në Kanada.

Për momentin, diaspora mund të kontribuojë në fushën e ligjshmërisë, të arsimit, të digjitalizimit, shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme.  Mund të duket pak e çuditshme, por unë mendoj se diaspora mund të kontribuojë fuqishëm në fushën e etikës së shërbimit ndaj klienti dhe pacientit.  Në mërgim ne kemi mësuar atë që quhet « servant leadership ». Kjo filozofi duhet të ekzistojë si tek kamerieri edhe tek mjeku, si tek punonjësi i aeroportit edhe tek mësuesi, dhe kjo është gjeja që i mungon Shqipërisë sot dhe ne e kemi mësuar mjaft mirë në kurbet.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Mua nuk më takon të flas për këtë se do të bëhem si ai tifozi në shkallët e stadiumit, që i thotë futbollistit ”Bëje golin!”. Një gjë do t’ia lejoj vetes ta them- në Shqipëri të mos luftohet për Partinë X apo Partinë Y, por të luftohet për Shqipërinë. Meritokracia dhe transparenca fiskale të behën LIGJ! Na bën përshtypje se si mund të bëhet milioner me biznese dhe plot shtëpi një punonjës buxhetor, qofte ai/ajo deputet apo ministër.  Këtu duhet filluar.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Unë mendoj se diaspora nuk ka qenë asnjëherë në « rendin e dites » të qeverive shqiptare.  Kohët e fundit duke sikur po lëvizet në këtë drejtim.  Së shpejti do të udhëtoj për në Shqipëri dhe pas disa konsultimeve me anëtarë të diasporës, këto janë disa çështje që dua të shtroj në takimin me Ministrin e Diasporës: a) a ka një databazë të saktë të shqiptarëve në diasporë? B) kur do të miratohet e drejta e votës për diasporën, c) kur do të bëhen marrëveshje për njohjen e viteve të pensionit nga shtetet pritëse, dhe, natyrisht, d) ruajtja e gjuhës shqipe dhe kulturës tonë në brezat e rinj të fëmijëve që po lindin në diasporë.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Vitin e kaluar unë i jam kushtuar 100% shkollës shqipe “Foleja e Shqiponjave”. Kjo është një punë sa e rëndësishme aq edhe “kohëngrënëse”. Po organizojmë planet mësimore, mësimdhënien dhe njohjen e gjuhës dhe kulturës sonë. Ketë vit ne po bëjmë shumë në futjen e të rinjve në planet tona që ne të bëjmë një fuqizim « empowerment » të gjakut të ri në punën e diasporës. Unë vuaj nga « workoholizmi », por duhet të mësoj të racionalizoj kohën më mirë që kjo detyre fisnike, si anëtare e KKD, të mbetet një kënaqësi dhe jo një obligim.  Si i thonë « Trimi i mirë me shokë shumë» Në të ardhmen unë planifikoj të jem shume aktive në fushën e përgatitjes se materialeve dhe programeve për shkollat shqipe në diasporë.  Mendoj se Abetarja Shqipe e klasës së parë nuk plotëson nevojat tona.  Ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave, p.sh. libri i mrekullueshëm i Gaqo Bushakës “Çufoja dhe Bubi kaçurrel” mund të kthehet në një tekst të këndshëm dhe shumë frytdhënës për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Së pari, e falënderoj “The Albanian” për punën fisnike në mbajtjen e diasporës në kontakt me vendin amë.  Personalisht, ju falënderoj që kërkuat këtë intervistë.  Në të njëjtën kohë, e di që nuk është e lehtë dhe do te keni momente kur dëshpëroheni se punët nuk shkojnë si duhet në Atdhe.  Të gjithë i kemi ato momente dhe na dhemb. Kur na  ndodh kjo, le te kujtojmë fakte ku diaspora nuk u dorëzua edhe në kushte shumë të vështira, Ismail Qemali, Rilindasit, Noli, Konica e shumë të tjerë. E keqja sot është se, nëqoftëse e keqja për Shqipërinë atëherë vinte nga jashtë, sot vjen nga vete shqiptarët dhe unë do t’ju kujtoj fjalët e Konicës, kur thoshte:

“Nga lartësia e piedestalit ku zuzarët kapardisen me poza gjysmë-perëndish, ne do t’i asgjësojmë me një të goditur. A bon entendeur, salut! (Kush të dojë, le ta kuptojë) »

                                                                   (Albania 9, 1898).

Ndoshta ka ardhur koha që « zuzarët » të zbresin nga piedestali….. këtë mund ta arrijë diaspora më të drejtën e votës. Do t’ju le me disa thënie të tjera nga Konica :

  • Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
  • Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit (Albania, 15 shtator 1901).

Para, le te punojmë së bashku si diasporë për të hequr ata që Konica i quan “zuzar” se jemi faktori i rëndësishëm për mëkëmbjen e Shqipërisë sonë të mirë. Ju faleminderit!

Post Views: 125
Tags: adriana Bejko
Previous Post

Musa Çapani: Ju rrëfej tmerrin në kampin e internimit në Kamëz

Next Post

Shqetësimi i Vuçiqit: Në Berlin do të jenë vetëm ata që e kanë njohur Kosovën

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Shqetësimi i Vuçiqit: Në Berlin do të jenë vetëm ata që e kanë njohur Kosovën

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.