• Latest
  • Trending
  • All

Rrëfimi i dëshmitarit: Si u eliminua Miladin Popoviçi

15/03/2019

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Rrëfimi i dëshmitarit: Si u eliminua Miladin Popoviçi

15/03/2019
in Histori

Nga Kastriot Dervishi

Miladin Popoviçi, njeriu që përzgjodhi dhe i la peshqesh shqiptarëve Enver Hoxhën u shtri përdhe i vdekur 13 marsin e vitit 1945 nga një atentat i një organizate shqiptare nacionaliste. Mbi të shtiu Haki Taha, ish nxënës i Normales së Elbasanit. Popoviçi ishte sekretar i Komitetit Krahinor të Frontit Unik Nacionalçlirimtar dhe anëtar i Këshillit Krahinor Nacionalçlirimtar të Kosovës dhe Metohisë. Njëri nga pjesëtarët e kësaj organizate, u dënua në Jugosllavi dhe në Shqipëri për të njëjtën pjesëmarrje. Në Jugosllavi u dënua si “shovinist shqiptar”, ndërsa në Shqipëri si “agjent i UDB-së”. Jugosllavët e dënuan dhe çuan në burgun e Nishit. Prej andej mundi të arratisej. Vjen në Shqipëri duke hyrë në zonën e Hasit më 18.9.1949. Më 24.11.1949 u arrestua i akuzuar për pjesëmarrje në atentatin ndaj Miladin Popoviçit dhe “agjent i UDB-së”. Provat konsistonin në “pohimet indirekte” dhe dilej hapur në mendimin se prova për akuzat që ngrinin nuk kishin. Më parë, në Shqipëri komunistët kishin vrarë pas shpien pa gjyq më 27.3.1946 vëllanë e Hakiut, Qemal Tahën. Qazim Vula u dënua me 10 vjet burgim dhe u lirua në vitin 1956. U arrestua sërish më 8.10.1962 sepse tentoi të arratisej me një mjet të improvizuar nga vendi i internimit në Shtyllas të Fierit, së bashku me kosovarët Qazim Bllaca dhe Hazir Halimi. Me vendimin nr.10, datë 25.3.1963, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 15 vjet burgim. U lirua më 6.12.1974. Përfundimisht vuajti në Shqipëri 18 vjet burgim. Pjesën tjetër të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe vdiq.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Dëshmia e Qazim Vulës për vrasjen e Miladin Popoviçit është bërë në dy herët e dënimit të tij.

Dëshmia e Qazim Vulës për vrasjen e Miladin Popoviçit:

Aty nga muaji korrik – gusht 1944, më ka ardhë në Prishtinë, Haki Taha (sot i vrarë), që ish atëherë arsimtar në Kosovë. Ai më ka thënë se ishin disa njerëz bashkë me të, që bënin pjesë në një organizatë që synonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, në rast se Kosova do tradhtohej nga serbo-malazezët. Që të jemi me Shqipërinë, që të kemi gjithë të drejtat, në gjuhë, administratë, etj. Kjo gjë thosh Hakiu do të bëhej kur të çlirohej Kosova e të vinin në fuqi lëvizja nacionalçlirimtare e Jugosllavisë, mbasi të shihej e të parashikohej për të ardhmen një gjë e tillë. Unë e pranova një gjë të tillë dhe i thashë se isha gati t’i ndihmoj. Haku më tha se kryetar i kësaj organizate është Sulejman Riza, avokat në Prizren dhe sot me sa di unë është në burg në Prishtinë, pasi ka qenë arrestuar në Tiranë e prej andej është sjellë në Kosovë. Hakiu më tha se anëtarë të organizatës ishin Alim Spahiu (i vrarë), Mustafa Hasi (Gjakovë), Qamil Ahmet Efendi (Gjakovë), Brahim Memini (Prizren, sot në burg), Enver Sudi (Prishtinë, i vrarë), Hilmi Dyle, për të cilin e kam marrë vesh më vonë se ky ish kryetar.

Pas pranova të isha anëtar i kësaj organizate, Hakiu iku për Gjakovë. Mbas çlirimit të Jugosllavisë, në dhjetor 1944 ose janar 1945, jam takuar me Alim Spahiun në Prishtinë dhe kemi rënë në bisedë rreth çështjes së Jugosllavisë. Aliu ka folur se Miladin Popoviçi ishte kundër kosovarëve, se kishte thënë se nuk kishte pasur Shqipëri, etj. Këto mendimi ia miratova edhe unë. Më 11 mars 1945, vjen Haki Taha për t’u takuar me mua. Pasi vajtëm në shtëpinë time tha se ishte ngarkuar nga organizata të vriste MiladinPopoviçin, pasi është i rrezikshëm për ne kosovarët. Haku do t’i jepte një letër të cilën e përgatiti në praninë time. Letra që ishte me shkrim të emër të palexueshëm ishte shokun që kërkonte të shtrohej në spital pasi ishte i sëmurë. Gjatë leximit nga Miladini, Hakiu do kryente atentatin. Me vete Hakiu kishte marrë një flamur shqiptar të qëndisur me shkronja ari: “Kosovës liri – bashkim me Shqipërinë” që ishte edhe parulla e organizatës. Gjysmën e flamurit e kam shkruar unë. Mbasi ndenji dy net në shtëpinë time, Hakiu u nis për atentat. Më 13 mars 1945, unë ika për në pjacë. Pas dy orësh mora vesh se ishte vrarë Miladini. Haku kishte lënë në shtëpinë time një peshqir, një kuti duhani dhe një qeleshe. Të gjitha këto i dogja për të mos m’i kapur. Atentatin e ka kryer Hakiu me anë të një revolveri “Beret” që e kishte me vete, bile bëri prova para se të nisej. Pas atentatin, Hakiu është larguar dhe është futur në shtëpinë e Rakip Xhinxhinës (magazinën e barit) në Prishtinë pa e diktuar të zotët e shtëpisë. Pas dy ditësh ka dalë prej andej, por kanë mundur ta diktojnë, e në mënyrë që të mos kapej i gjallë ka vrarë veten.

Tags: Jugosllavia
Previous Post

Haradinaj: Kujt nuk i pëlqen taksa mund të largohet nga Qeveria

Next Post

Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Qeveria e Princ Vidit dhe Protokolli i Korfuzit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.