Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka thënë sot se Berlini dëshiron që Serbia dhe Kosova të kenë një dialog konstruktiv.
Ministri Maas ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, duke thënë se e përkrahë Kosovën në këtë proces, po ashtu përkrahje ka ofruar edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por edhe në përshpejtimin e procedurës së njohjes së patentë-shoferëve në mes dy vendeve
“Ne duam një dialog konstruktiv midis Kosovës dhe Serbisë…”, tha ai.
Sipas ministrit gjerman, Berlini mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në të njëjtën kohë, Maas i kërkoi autoriteteve të Kosovës të bëjnë më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
***
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli tha sot se mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë.
Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook një ditë para takimit me homologun gjerman, Heiko Mass shkruan se me të do të diskutojnë shumë çështje të interesit të përbashkët.
“Nga Frankfurti zgjodha trenin për të udhëtuar drejt Berlinit, ku nesër do të zhvillojë vizitën zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë. Me homologun tim Mass do të diskutojmë shumë çështje të interesit të përbashkët. Mbështetja gjermane për vendin tonë është kruciale në konsolidimin e shtetit dhe mbylljen e procesit të normalizimit të raporteve me Serbinë”, shkruan Pacolli
















