• Latest
  • Trending
  • All

Analisti gjerman: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja fatale

09/01/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 17 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kosova

Analisti gjerman: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja fatale

09/01/2019
in Kosova

Analisti gjerman, Bodo Weber thotë se do të befasohej nëse gjatë vitit 2019 do të arrihej një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Arsyeja për këtë, sipas analistit gjerman, është se të gjitha palët në negociata, para së gjithash Serbia, të inkurajuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj, më pas edhe të mbështetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, shpenzuan një vit e gjysmë në fazën e re në dialog për të nxitur idenë e demarkacionit dhe korrigjimi të kufirit, respektivisht shkëmbimit të territorit ose ndarjes së Kosovës.

Lajme teNjejta

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëton drejt Lindjes së Mesme

24/05/2021

Edhe Netflix “reflekton”, vendos Kosovën në listën e shteteve të regjistruara në platformë

28/04/2021

Kosovë/ 22 vite nga masakra në Mejë

27/04/2021

“Kjo filloi si një rrotullim politik fillestar nga Beogradi, dhe më duket se ka eskaluar në një përpjekje për të shfrytëzuar një dozë të krizës dhe dobësisë politike të Perëndimit, të inkurajuar nga një pjesë e aktorëve nga BE dhe SHBA. Por doli se Perëndimi, mbi të gjitha BE-ja, nuk ishte aq i dobët sa shpresonin disa”, tha Weber për gazetën serbe “Blic”.

Analisti gjerman thotë se kjo është arsyeja pse negociatat në vitin 2018 përfunduan krejtësisht në bllokadë, derisa përpjekja e Beogradit për ta shtyrë dialogun jashtë kornizës që është përcaktuar në fillim, të pranuar nga të gjitha palët negociuese – njohjen e realitetit të humbjes së Kosovës nga Serbia dhe duke u fokusuar në normalizimin gjithëpërfshirës mes dy vendeve dhe për të siguruar jetën normale të serbëve që jetojnë në shtetin e Kosovës, u shpërblye me perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen në fuqizimin ekonomik të Serbisë – pësoi dështim me refuzimin e idesë së etno-territorialitetit nga Gjermania dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, dhe me rezistencën e partive parlamentare shqiptare.

“Dyshoj se të gjithë negociatorët kanë hequr dorë nga ideja për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por ajo nuk do të kalojë. Por, në qoftë se do të kalonte kjo ide, nuk do të sjellë stabilitet dhe do të ishte fatale për jetën e serbëve të Kosovës në jug dhe në veri të lumit Ibër. Rruga deri te marrëveshja përfundimtare çon nëpërmjet një ‘resetimi’ të plotë të negociatave, kthimit në kornizën fillestare të dialogut, kthimit në realitetin politik, e jo përmes një fushate gjithëpërfshirëse për të mbështetur shtetin e Kosovës nga autoritetet e Beogradit”, tha Weber, përcjell Telegrafi.

“Fokusi duhet të jetë në atë që do të garantonte se marrëveshja vërtetë do të jetë historike – normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve demokratike, për jetën e përditshme, problemet e përditshme të serbëve të Kosovës, të sigurisë dhe socioekonomike”, tha ai.

***

Edhe analisti amerikan dhe eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se është e mundur të zgjidhet çështja mes Kosovës dhe Serbisë, por gjithçka varet nga vullneti politik i të dy palëve. Ndërsa thotë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion.

Ai thotë se vullneti politik në masë të madhe varet nga presidentët e dy shteteve.

“Është e pamundur të parashikohet nëse do të vendosin ta zgjidhin këtë çështje brenda këtij viti. Duket se Prishtina është më e padurueshëm se Beogradi për ta bërë këtë, por unë shpresoj se kjo do të ndryshojë, pas po bëhet e qartë se një zgjidhje e hershme është shumë më e mirë sesa pritja për anëtarësim në BE, kur të gjitha levat do të jenë me ata që e kanë njohur Kosovën”, tha Serwer.

Analisti amerikan, që njëherësh është edhe profesor në Universitetin John Hopkins, duke folur për gazetën serbe “Blic”, ka thënë se duket që korrigjimi i kufijve nuk është më në tavolinë si opsion.

“Duket se Vuçiq nuk dëshiron t’i japë Thaçit atë që ai ka nevojë, por gjithashtu duket se as Thaçi nuk dëshiron që t’i japë Vuçiçit atë që ai dëshiron dhe që i nevojitet për shkëmbim territorial (të popullatës). Sipas mendimit tim, kjo është e mirë, sepse shkëmbimi i territoreve është një ide e keqe, kurse idetë e këqija janë zombie, nuk vdesin, por duke lëvizur kërkojnë ndonjë politikan, diplomat ose profesor karrierën e të cilit mund ta shkatërrojnë”, tha Serwer.

Post Views: 83
Tags: kosovandarjaSerbia
Previous Post

Lugina e Preshevës, një minierë e pasur e trashëgimisë kulturore shqiptare

Next Post

PROTESTA E ËNDËRRUAR NË NJË NATË TË GJATË DIMRI

Related Posts

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëton drejt Lindjes së Mesme

by TheAlbanian.co.uk
24/05/2021
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken udhëtoi ditën e sotme në Lindje të Mesme për të diskutuar me zyrtarë izraelitë...

Edhe Netflix “reflekton”, vendos Kosovën në listën e shteteve të regjistruara në platformë

by TheAlbanian.co.uk
28/04/2021
0

Platforma kinematografike e “Netflix” ka shtuar Kosovën, në listën e shteteve, duke vendosur prefiksin +383. “Netflix” ofron seriale, dokumentarë, filma...

Kosovë/ 22 vite nga masakra në Mejë

by TheAlbanian.co.uk
27/04/2021
0

Sot shënohet përvjetori i 22-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona....

Vuçiç kërcënon me luftë Kosovën: Jemi në një konflikt të ngrirë, ja çfare po presim

by TheAlbanian.co.uk
12/01/2021
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se Kosovën do e presin shumë befasi nëse përpiqet që të anëtarësohet në...

Next Post

PROTESTA E ËNDËRRUAR NË NJË NATË TË GJATË DIMRI

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.