Ishte e pashmangshme buzëqeshja tek Adelina Badivuku, ndërsa priste pjesëmarrësist. Kishte më shumë se shpresë se qëllimi i mbrëmjes humanitare do të realizohej.
Ndësa Artan Llabjani po i jepte dorën e fundit përgatitjeve, rregullimin e njerëzve nëpër tavolina ku duhej në cdo sekondë të përshëdetej me të parnishmit. Dukej se gjithçka ishte gati dhe reflektonte besim dhe shpresë në rezonancë me titullin e gjetur për këtë mbrëmje; “Beso ne Familje-Me dashuri, pa Dhunë”
Kjo mbrëmje bamirëse kishte një kauzë të fuqishme; Të mbështet “Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë”, pasi ajo po shkonte drejt mbylljes.
Gjithçka ishte përgatitur në mënyrën më të mirë, që nga këngëtarët, të ftuarit, vullnetarët. Madje ishin gjetur edhe tre zonja që do të flisnin për “dhunën” dhe parandalimin e saj. Gjithashtu një mesazh të fuqishëm e dha miku i madh i Shqiptarëve John Grogan si dhe bashkëoranizatore i kësaj mbrëmje avokati i mirënjohur Artan Llabjani.
Në një prononcim për The Albanian Adelina Badivuku u shpreh:-
“Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, është strehimorja e parë në Kosovë. Në 18 vitet e fundit, brenda mureve te kësaj ndërtese të vjetruar kanë gjetur strehim e siguri mbi 1700 gra me fëmijët e tyre.
Aty, ato gjejnë jo vetëm siguri po edhe ngrohtësi, kujdes, përqafime, bukë, dhomë të ngrohtë e mbështetje mjekësore nga Ekipi fantastik i kësaj Qendre dhe drejtoresha Zana Hamiti.
Qendra punon 24 orë në ditë dhe trokitjet ne derën e saj, janë të pambarim. Ideja që ta ndihmojmë këtë Qendër lindi gjate vizitës që ekipi i Total Family Coaching i beri Qendrës në tetor të këtij viti kur si projekt vullnetare, ne e dërguam ne tërë Qendrat e Kosovës trajnimin profesional “Parandalimi i Vrasjes së Heshtur”.
Gjate kësaj vizite u shokuam nga gjendja në të cilën ishte kjo Qendër, dhe vështirësitë e mëdha ekonomike që i kishin ekipi i kësaj Qendre. Është i rralle rasti kur strehimoret për sigurinë e viktimave te dhunës në familje nuk financohen nga shteti, por fatkeqësisht në Kosove këto Qendra ende janë të varura nga fondet e organizatave ndërkombëtare dhe duhet të kërkojnë fonde në vazhdimësi. Barra financiare është një vështirësi që sjell tek stafi i Qendrave shume stres dhe i pengon ata qe te bëjnë plane me afatgjata për intervenimet dhe mbështetjen që është esenciale për banoret e këtyre Qendrave.
Dua te falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në Mbrëmjen Humanitare dhe kontribuuan që atë natë në Londër te mblidhen mbi £10,000 për këtë Qendër. Qëllimi tjetër i kësaj mbrëmje ishte të vetëdijesime komunitetin shqiptare ne Britaninë e Madhe për efektin që dhuna e ka ne mirëqenien e fëmijëve dhe gjithë anëtarë të familjes. Dhuna ne Familje është problem global dhe shpesh i prek edhe familjet shqiptare që jetojnë ne Britani. Shpresoj që të gjithë të pranishmit e kuptuan nga prezantimi i shkurter i punës tonë si organizate në Londër dhe Shpresa Programme, qe edhe ne Londër ka organizata që i ndihmojnë familjet kur ata kalojnë kriza dhe dhune ne familjet e tyre.
Ne patëm gjithashtu si folës edhe jurist e punëtore sociale me eksperience shume vjeçare të punës me familjet ku ka dhune për të shpjeguar të drejtat e grave dhe fëmijëve në rastet kur gruaja ka problem me statusin e emigracionet ose banimin. Besoj qe mesazhi i mbrëmjes ishte i qarte ne Moton e saj; “Beso ne Familje-Me dashuri, pa Dhune”. Edhe kësaj here për suksesin e kësaj mbrëmjeje kam një listë të gjatë të njerëzve qe dua te falënderoj; po e filloj me koleget e mi ekipin e Total family Coaching, Ayman Moussa e Shivata Thind dhe bashke-organizatorin Z. Artan Llabjani. Nuk mundem pa e përmendur mbështetjen nga Z. Elmaze Pireva nga Ambasada e Republikës së Kosovës ne Britani pa ndihmën e të cilës nuk do te mund të siguronim ardhjen e artisteve nga Kosova. Dua ti falënderoj te gjithë ata qe me performance ose fjalim e zbukuruan mbrëmjen, artistet nga Kosova e specifikisht z. Linda Hakaj qe erdhi nga Kosova vetem per te performuar atë nate me shumë dashuri si kontribut për Qendrën. Dhe gjithsesi të gjithë pjesëmarrësit, bisneset pa kontributin financiar të të cileve nuk do të mund të arrinim të mbledhim shumen që e mblodhëm atë nate. Në emër të organizatoreve, të menagjmentit dhe banoreve të kësaj Qendre, ju faleminderit, jemi mirënjohës përjetë”Ndërsa Artan Llabjani ndalon më së tepërmi në parandalimin e dhunës në familje duke e konsideruar rrezik. “Dhuna është armiku me i madh i familjes. Dhuna shkatërron miliona familje anekënd botës çdo vit. Edhe në Kosovë ka dhunë- dhunë të tmerrshme që shkatërron familje: rrezikon jeten e grave, nenave, motrave…Shumë fëmijë në Kosove rriten pa fëmijëri. Shpesh kur dhuna kalon në rrezik jete, ata bashkë me nënat e tyre Policia e Kosovës i largon nga shtëpia dhe i dërgon në Strehimore. Ata kalojnë ditë, muaj e disa edhe vite të izoluar dhe të frikësuar për jetën e nënave të tyre, për jetën e tyre. Këta fëmijë nuk dalin nga shtëpia as për të shkuar në shkollë.
Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtine, është strehimorja e parë nëëKosove. Në 18 vitet e fundit, brenda mureve te kësaj ndërtese të vjetruar kanë gjetur strehim e siguri mbi 1700 gra me fëmijët e tyre. Faleminderit të gjithëve që ndihmuan në organizim dhe dëshmuan humanizëm e zemërgjerësi duke mbledhur për këtë Qendër £10,175.63. Faleminderit!”
Padyshim që mbrëmje të tilla mbeten domosdoshmëri për të ndihmuar sadopak nga mëmëdheu dhe ka shumë gjasa që kjo të kthehet në traditë dhe mbase shumë shoqata të tjera duhet të bëjnë të njëjtën gjë. Bamirësia është virtyt!























