• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut

24/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 31 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut

24/12/2018
in Diaspora, Histori

Shqiptaro-amerikani i parë në Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, ndjehet i nderuar që përfaqëson dhe është në shërbim të komunitetin shqiptaro-amerikan në Këshillin Bashkiak të New Yorkut.

Gjonaj në një intervistë për Telegrafin ka shpalosur projektet, idetë dhe njëkohësisht edhe sfidat, më të cilat do të merret gjatë mandatit të tij, si anëtar i Këshillin Bashkiak të Qytetit të New York-ut.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

“Fatmirësisht në Distriktin tim jetojnë shumë shqiptarë, të cilët kam kënaqësinë e dyfishtë t’i përfaqësoj, duke qenë përfaqësuesi i tyre në Këshillin Bashkiak, dhe duke qenë i vetmi shqiptaro- amerikan i zgjedhur”, theksoi në intervistë Gjonaj, duke shtuar se, komuniteti shqiptaro-amerikan në SHBA, është angazhuar edhe në shumë aspekte tjera, duke sakrifikuar bijtë dhe bijat e veta në Batalionin “Atlantiku”, si dhe lobimin dhe kontributin për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Gjonaj në intervistë, ka përmendur faktin se komuniteti shqiptaro-amerikan, vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm, duke nxitur dialogun me udhëheqësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj, në çështje të reformave në drejtësi, sundimin e ligjit, integrimit në BE, stabilitetit rajonal dhe të tjera.

Megjithatë, nuk duhet harruar se Mark Gjonaj, ka thyer dy rekorde në historinë e shqiptarëve të Amerikës, ku rekordi i parë i tij ka qenë zgjedhja si anëtar i Asamblesë së New York-ut, praktikisht Kongresit të shtetit, dhe rekordi i dytë ai që Gjonaj tash është shqiptaro-amerikani i parë i zgjedhur në Këshillin Bashkiak të Qytetit të New York-ut.

Telegrafi: Z. Gjonaj, jeni shqiptari i parë në historinë e Amerikës si anëtar i Këshillit Bashkiak të NewYorkut, ku bashkë me shqiptarët e tjerë keni bërë histori. Çfarë do t’i ofroni komunitetit shqiptar në këtë pozitë që keni?

Mark Gjonaj: Së pari dua t’ju falënderoj për intervistën dhe mundësinë që më keni dhënë të lidhem me ju dhe lexuesit tuaj në Kosovë dhe më gjerë, dhe t’ju uroj të gjithë shqiptareve gëzuar festat e fundvitit dhe qoftë një vit i ri i mbarë dhe i begatë. Për mua, është nder dhe privilegj të përfaqësoj komunitetin shqiptaro-amerikan në Këshillin Bashkiak të New Yorkut.

Përkrahja dhe mbështetja e shqiptarëve ka qenë shtysë për t’i përfaqësuar ata sa më denjësisht, gjë që e kam bërë që kur jam zgjedhur dhe shërbyer si Asamblist në Shtetin e New Yorkut, për pesë vjet.

Telegrafi: Cilat janë sfidat me të cilat do të përballeni në mandatin tuaj?

Mark Gjonaj: Pozita të cilën mbaj në Këshillin Bashkiak është e lidhur ngushtë me çështje të përfaqësimit lokal si në nivelin legjislativ dhe atë të buxhetit, dhe kanë të bëjnë me çdo aspekt të administrimit lokal si shkollat, policinë, parqet, rrugët, urat dhe me komunitetet e ndryshme që jetojnë në Distriktin që unë përfaqësoj.

Fatmirësisht në Distriktin tim jetojnë shumë shqiptarë, të cilët kam kënaqësinë e dyfishtë t’i përfaqësoj, duke qenë përfaqësuesi i tyre në Këshillin Bashkiak, dhe duke qenë i vetmi shqiptaro- amerikan i zgjedhur.

Telegrafi: Z. Gjonaj, mund të na përmendi disa projekte, që keni arritur t’i realizoni gjatë mandatit tuaj si Asamblist i shtetit të New Yorkut?

Mark Gjonaj: Nga koha kur isha Asamblist në shtetin e New Yorkut, kam siguruar fonde për projekte të rëndësishme për komunitetin Shqiptaro- Amerikan, ku kam siguruar 4,8 milionë dollarë për qendrën e komunitetit ne Bronx dhe 500,000 dollarë për sheshin Nënë Terezë, në një nga parqet e mëdha të Bronxit.

Telegrafi: Njëra ndër sfidat me të cilën do të përballeni, është edhe rrjetëzimi i shkollave shqipe në ShBA. Çfarë keni planifikuar në këtë drejtim, pasi që gjithmonë ekziston frika nga asimilimi gjeneratave të reja?

Mark Gjonaj: Ne funksionin tim si Këshilltar Bashkiak, kam pasur mundësi të jem shtysë dhe të mund të realizoj në fillimin e mësimit dy gjuhesh në shkollën PS 105, të Bronxit, nga klasa parashkollore duke vazhduar më tej më klasat më të larta. Ndërkohë, që më këtë çështje madhore për komunitetit, do të vazhdoj të angazhohem edhe më tutje.

Telegrafi: Çfarë roli mund të luaj komunitetit shqiptaro-amerikan për të ndihmuar dhe sa janë të gatshëm për të bërë më shumë për atdheun, Kosovën, Shqipërinë dhe trojet etnike shqiptare?

Mark Gjonaj: Komuniteti shqiptar në SHBA ka qenë gjithnjë faktor në të gjitha lëvizjet e rëndësishme në historinë tonë, duke filluar me Vatrën e Nolit dhe Konicës, duke vazhduar me lëvizjet antikomuniste dhe rolin e Zërit të Amerikës, për përmbysjen e komunizmit në Shqipëri.

Po ashtu, komuniteti shqiptar në SHBA, është angazhuar edhe në shumë aspekte tjera, duke sakrifikuar bijtë dhe bijat e veta në Batalionin “Atlantiku”, lobimin dhe kontributin për pavarësinë e Kosovës e të tjera.

Telegrafi: Çfarë roli mund të luaj komunitetit shqiptaro-amerikan për të ndihmuar dhe sa janë të gatshëm për të bërë më shumë për atdheun, Kosovën, Shqipërinë dhe trojet etnike shqiptare?

Mark Gjonaj: Komuniteti ynë vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm, duke nxitur dialogun me udhëheqësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj, në çështje të reformave në drejtësi, sundimin e ligjit, integrimit në BE, stabilitetit rajonal dhe të tjera.

Telegrafi: Si e shihni idenë e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për ndryshimin apo korrigjimin e kufijve?

Mark Gjonaj: Ne kemi kërkuar në vazhdimësi angazhimin e qeverive përkatëse për çështje kritike, si moslejimin e negociatave që lejojnë humbje, korrigjime apo shkëmbime të territoreve të Kosovës.

Telegrafi: Z. Gjonaj, a është e gatshme diaspora shqiptare në ShBA, të investoj në vendin e origjinës, pasi që jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka?

Mark Gjonaj: Mbrojta dhe nxitja e investimeve të Diasporës është një çështje tjetër që është e lidhur ngushtë me komunitetin tonë. Gjithashtu, kemi kërkuar mbledhjen e një Konference Ndërkombëtare të udhëheqësve shqiptarë në New York, një mundësi kjo, për të avancuar agjendën tonë kombëtare dhe çështjet e tjera si Këshilli i Diasporës dhe Samitin e Diasporës.

Telegrafi: Sa është i angazhuar komuniteti shqiptaro-amerikan në jetën politike, dhe sa jeni të kënaqur me përkrahjen dhe mbështetjen e tij?

Mark Gjonaj: Komuniteti shqiptar më ka dhënë një përkrahje të jashtëzakonshme dhe i jam pafundësisht falënderues që besojnë tek unë, më kane votuar dhe me kanë dhënë mbështetje financiare e politike.

Ka ardhur koha, që përfaqësimi ynë politik nga radhët e komunitetit, të jetë më se i madh, me qëllim që zëri dhe kërkesat tona, të dëgjohen në nivele të ndryshme të përfaqësimit, si nga ai lokal e deri në atë federal. Kemi ende shumë punë për të bërë, që nga iniciativat për t’u regjistruar për të votuar, integrimi në të gjitha fazat e politikbërjes dhe vendimmarrjes.

Telegrafi: Cili është mesazhi juaj për shqiptarët që jetojnë në SHBA?

Mark Gjonaj: Mesazhi im është një mesazh sa i vjetër, por që përkon dhe me kohët moderne. Të luftojmë të jemi më të bashkuar-sepse vetëm të bashkuar e te koordinuar, mund të punojmë në të mirën e komunitetit tonë, në një plan të vogël dhe të mirën e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në planin me te madh.

Fuqizimi i individëve, komunitetit dhe i Diasporës në përgjithësi, është lidhje pazgjidhshmërisht me ecjen përpara të të gjithë shqiptarëve.

Post Views: 85
Tags: Mark Gjonaj
Previous Post

PARIS-TIRANË, BIEN “JELEKËT”…

Next Post

Viti 1938: Gati për luftën tjetër të madhe

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

“Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj”

by TheAlbanian.co.uk
20/07/2021
0

Arben Çokaj, Frankfurt am Main, Gjermani 19 korrik 2021 Gëzim Alpion, “Nënë Tereza: Shenjtorja dhe Kombi i Saj” Bloomsbury: New...

Next Post

Viti 1938: Gati për luftën tjetër të madhe

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.