• Latest
  • Trending
  • All

Si u shpallën dëshmorë agjentët e Moskës, si rasti i Ali Kelmendit?!

21/12/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 15 July, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Si u shpallën dëshmorë agjentët e Moskës, si rasti i Ali Kelmendit?!

21/12/2018
in Histori

Nga Kastriot Dervishi

Gjatë regjimit komunist, rëndësi për shpalljen e një dëshmori pikësëpari kishte të ishte komunist. Regjimit i duheshin dëshmorë ideologjikë për ceremoni e për të ngritur grushtin në varreza. Kushti i parë nuk ishte rënia për atdhe, por rënia për komunizëm. Në këtë kuptim edhe persona të vrarë në lëvizje antikushtetuese si p.sh. ajo e vitit 1936 gjatë regjimit të Mbretit Zog, u futën me vendime si dëshmorë.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Sipas dekretit nr.4558, datë 18.10.1969dëshmorë quheshin të vrarët në luftë “kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, për lirinë, pavarësinë kombëtare, demokracinë, ose për kauzën e proletariatit të vendeve të tjera”, “ata persona që të frymëzuar nga idetë e internacionalizmit proletar luftuan me armë në dorë dhe dhanë jetën në fushat e betejës në radhët e brigadave ndërkombëtare në luftën e Spanjës ose gjetkë”, ata midis periudhës 7 prill 1939 – 9 maj 1945, si dhe ata që ishin vrarë “në luftë e përpjekje me armiqtë e jashtëm e të brendshëm, për mbrojtjen e kufijve të atdheut, për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit popullor”. Duke qenë të kujdesshëm që dëshmorët të ishin vetëm të grupit komunist, dekreti ka edhe këto fjalë: “Në asnjë mënyrë nuk mund të futen në kategorinë e viktimave ata persona që duke qenë të inkuadruar në radhët e Ballit Kombëtar apo Legalitetit, janë vrarë rastësisht nga armiku”. Se ballistët e zogistët armiku i vriste “rastësisht”, ndërsa komunistët i vriste me të vërtetë. Mbi bazën e këtij dekreti, varrezat e dëshmorëve ishin të ndara në tre parcela: të para vitit 1921, të viteve 1939-1945 dhe pas vitit 1945. Në të tria parcelat, simbolika e yllit të kuq komunist ishte detyruese. Siç vihet re, lufta e Spanjës e viteve 1936-1939 vlerësohet sepse të ashtuquajturat “brigada ndërkombëtare” ishin në shërbim të Bashkimit Sovjetik e synonin ta benën Spanjën vend bolshevik. Për fat të mirë nuk ia dolën. Gjatë viteve të demokracisë u bë një ligj tjetër për dëshmorët, në të cilin u fut edhe data 5 maj si ditë përkujtimore e tyre. Kështu, me ligjin nr.8607, datë 27.4.2000 “Statusi i dëshmorit të atdheut” sërish nuk hiqet dorë nga lufta e Spanjës. Në projektligjin e këtij viti, ende mbahen si dëshmorë këta të luftës së Spanjës.

Dëshmorët ideologjikë

Duke qenë se çështja e dëshmorëve është vendosur në pjesën më të madhe të saj gjatë regjimit komunist, për interes të tij, si dhe është kthyer në punë qokash krahinore, në listën zyrtare do vëresh lloj-lloj budallallëqesh. Do gjesh të vrarë nga atentate, të vrarë në lëvizje kundër shtetit shqiptar apo të vdekur nga sëmundjet. Po ashtu në listë gjenden edhe 33 komunistët e vrarë në betejat kundër Prek Calit, në vitin 1945. Disa shembuj nga lista zyrtare:

-Avni Neim Rustemi nga Libohova, vdekur më 22.4.1924, vrarë për hakmarrje, shpallur me vendimin nr.3608, datë 26.11.1962.

-Halim Xhelo Skëndo nga Tërbaçi, vdes në Moskë nga një sëmundje veshi, në vitin 1937 gjatë kohës kur po diskutohej formimi i partisë komuniste shqiptare, shpallur me vendimin e qershorit 1974. Këtij nuk i dinë as vendin e vdekjes sepse e kanë shkruar në Paris.

-Riza MusaCerova nga Cerova, ish agjent i Kominternit, vrarë pas dështimit të kryengritjes së Fierit të vitit 1936, shpallur me vendimin nr.187, datë 27.12.1969.

-Ali Sulejman Kelmendi nga Peja,shpallur me vendimin nr.102, datë 14.11.1969.ky ishte ndër komunistët e parë, ndër agjentët më aktivë të Moskës. Vdiq në Paris në vitin 1939 dhe në vitin 1947 eshtrat iu sollën në Korçë, si “dëshmor”. Nëse do ishte që ata që luftojnë në krevat me tuberkulozit duhen shpallur dëshmorë, duhet standard tjetër pastaj.

Post Views: 187
Tags: ali kelmendi deshmore
Previous Post

DY LETRA PËR KOSOVËN

Next Post

Nga vuajtës në bashkëfajtorë

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Nga vuajtës në bashkëfajtorë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.