• Latest
  • Trending
  • All

“Austria, një fole spiunësh”

19/11/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Austria, një fole spiunësh”

“Austria, një fole spiunësh”

19/11/2018
in Aktualitet, Histori, Opinion

Pashë nga larg se si një avion nga Nju Jorku, që mbante 10 spiunë rusë, zbriti në pistën e aeroportit të Vjenës, ngjitur me avionin rus, ku ndodheshin katër agjentë të tjerë.

Ishte korrik i vitit 2010 dhe unë po raportoja këmbimin më të madh të spiunëve midis SHBA-ve dhe Rusisë, që nga Lufta e Ftohtë. Na u duk e habitshme që Vjena ishte zgjedhur si vendi për këmbimin. Por tradita e qytetit si fole ndërkombëtare spiunazhi vazhdon edhe sot. Rasti më i fundit ka qenë shumë i turpshëm për Austrinë. Një kolonel austriak, i dalë në pension, u mor nën hetim nga prokurorët vendas. Ai dyshohej se kishte spiunuar në favor të Rusisë që nga viti 1990.

Foto AFP/Putini ishte i ftuari nderi në dasmën e Ministres së Jashtme austriake, por në Austri nuk i bëri përshtypje njeriu.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Austria është parë si një nga miqtë e paktë që ka Rusia në BE. Vetëm pak muaj më parë, presidenti Rus, Vladimir Putin, erdhi si i ftuar nderi në dasmën e Ministres Karin Kneissl. Mes spiunëve që u këmbyen në aeroportin të Vjenës, në vitin 2010, ishte dhe Sergeji Skripal, agjenti që u helmua këtë vit në Salisbëri. Ai ishte një oficer i ushtrisë ruse që kishte punuar si agjent i dyfishtë për britanikët.

Foto AFP/BBC Anna Champan ishte një nga 10 spiunet ruse që u këmbyen me Amerikën, në këmbim të katër agjentëve të tjerë, përfshi Sergeji Skripal.

Një tjetër ishte Anna Champan, agjentja ruse flokëkuqe që ishte deportuar nga SHBA-të. Reputacioni i Vjenës për spiunë vjen kryesisht prej gjeografisë.

Austria dhe biznesi i spiunazhit

“Duke qenë pranë Perdes së Hekurt, Austria e paanshme ka qenë vend i leverdishëm prej ku mund të dëgjoje informacione gjatë kohës së komunizmit”, thotë Siegried Beer, historian dhe themelues i “Qendrës Austriake për Studime Informacioni, Propagande dhe Sigurie”.

“Me një bazë në Vjenë, gjatë Luftës së Ftohtë, shërbimet sekrete mund të organizonin gjëra të ndryshme në Jugosllavi, Hungari, Çekosllovaki dhe Poloni”, thotë ai.

“Qeveria austriake donte të qëndronte e paanshme. Kështu që zhvilloi një atmosferë në të cilën të ndiheshin të gjithë rehat, ku mund të përfitonin nga njëri-tjetri. Ishte biznes.

“Spiunazhi ishte biznes. Vazhdon të jetë. Sjell shumë njerëz me para dhe ka shumë mbështetje në vend.”

Filmi klasik i Luftës së Ftohtë, “The Third Man” (Njeriu i Tretë), tregon se si Vjena e pas-luftës ishte e ndarë në katër zona aleatësh, të kontrolluara nga britanikët, amerikanët, francezët dhe sovjetikët.

Edhe pse historia e “The Third Man” përqendrohet më shumë te trafiku në treg të zi, Sigfrid Beer thotë se është frymëzuar nga një gazetar austriak, Peter Moslka, i cili ka punuar për informativin britanik dhe ka qenë një i infiltruar për sovjetikët”.

Me Qindra Spiunë

Perdja e Hekurt ka rënë, por spiunët kanë mbetur. Vjena është sot shtëpi e OKB dhe e OSBE, (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë). Kjo do të thotë që shumë vende kanë jo vetëm një ambasadë, por dy ose më shumë misione diplomatike në këto organizata ndërkombëtare. Këto japin imunitet diplomatik dhe mbulim për spiunët. Raporti i përvitshëm i Zyrës Federale të Austrisë për Mbrojtje të Kushtetutës dhe ndaj Antiterrorit (BVT) thotë se Austria është një zonë e preferuar për veprimtari të spiunëve të huaj, dhe se prania e agjentëve mbetet e lartë.

Ambasadori austriak në Moskë, Johannes Aigner, u thirr nga ministria e jashtme ruse, javën e shkuar, kur dolën deklaratat për spiunazh.

Kur u botua raporti në fund të këtij viti, kreu i BVT, Peter Gridling, nuk foli për një numër të saktë agjentësh të huaj, por tha se bëhej fjalë për një komunitet prej qindra njerëzish. Megjithatë, ai vuri në dukje që tani ka më shumë agjentë në Bruksel se në Vjenë.

‘Më joshi Rusia dhe MI6’

Gerhard Mangott, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare te Universiteti i Insbrukut, tha se tashmë dihet botërisht që këta agjentë përpiqen shpesh të rekrutojnë informatorë austriakë. Ai u habit që qeveria austriake kishte vendosur të dilte në publik me akuzat kundër kolonelit të dalë në pension, sidomos duke parë marrëdhëniet e ngushta të Vjenës me Rusinë.

“Shërbimet Sekrete janë shumë aktive në Austri. Të dy palët përpiqen të marrin informacion nga institucione të ndryshme”, tha ai. Vetë profesori Mangott ishte joshur si nga shërbimet sekrete britanike, ashtu dhe nga ato ruse.

“Në vitin 1990 më kontaktoi një person i shërbimeve sekrete ruse. Më ftoi që të punoja për rusët. Edhe MI6 më kontaktoi në vitet 1990, që të punoja si informator.

“Jam i sigurt që ka shumë austriakë që punojnë për shërbimet sekrete. Fakti që është zbuluar ky spiun politik nuk duhet të jetë diçka e papritur për qeverinë austriake”.

Siegfried Beer është dakord: “Politikanët duhet ta dinë që spiunazhi është biznes ndërkombëtar, ku përfshihen të gjithë. Në vend që të fajësojnë rusët, austriakët duhet të shohin mjedisin e tyre e të pyesin se si është e mundur që kemi pasur një spiun mes nesh për 25 vite”.

Bethany Bell, BBC

Post Views: 124
Tags: Austriaspiunet
Previous Post

Haradinaj: Asnjë qytetar nuk largohet nga Kosova nëse liberalizohen vizat

Next Post

Dushan Mugosha: Gjermanët na thanë që pushtetin do ua dorëzojmë komunistëve të Shqipërisë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Dushan Mugosha: Gjermanët na thanë që pushtetin do ua dorëzojmë komunistëve të Shqipërisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.