• Latest
  • Trending
  • All

Trebeshina e krahasonte veten me Bajronin, Balzakun, Majakovskin e Pushkinin

29/10/2018

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 20 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Trebeshina e krahasonte veten me Bajronin, Balzakun, Majakovskin e Pushkinin

Trebeshina e krahasonte veten me Bajronin, Balzakun, Majakovskin e Pushkinin

29/10/2018
in Histori, Kulture

Nga Kastriot Dervishi

Një raport i sekretarit të parë të legatës shqiptare në Moskë, Reis Malile tregon se Kasem Trebeshina për të qenë në qendër të vëmendjes ishte bërë piktor. Po ashtu ai krahasonte veten me shkrimtarë të mëdhenj, duke theksuar vazhdimisht se në të ardhmen puna e tij do vlerësohej. Sipas Maliles, dëshira e Trebeshinës ishte të jetonte 10 vjet e pastaj të vdiste sepse veprat e tij do çmoheshin shumë. Për më shumë raporti i përmendur.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

***

Vdekje fashizmit-liri popullit

Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë

Drejtorisë së Organizimin e Inspektimit, Tiranë

Për të sqaruar pretendimet e anëtarit të partisë Kasem Trebeshina, e thirrëm të vinte këtu nga Leningradi. Bashkë me shokun Vasil (Nathanaili) bëmë gjithë përpjekjet për ta bindur që të vazhdonte mësimet, por çdo gjë qe e kotë. Duke menduar se ka ndonjë tronditje të fortë nervore e mbajtëm disa ditë rresht afër dhe me të butë, e dërguam te doktori disa herë dhe si u pa që nuk kishte gjë serioze nga ana e nervave, u këshillua më tepër se një orë edhe nga doktorët që të vazhdonte mësimet, por prapë çdo gjë kot, ai as u bind fare. Kasemin ka shumë kohë që e ka kapur një pesimizëm në ekstrem, nuk ka besim as për gjënë më të vogël. Që vjet duke ju futur kot pa punë në kokë mendimi se “unë shihem keq nga partia”, sipas mendimit të tij, iu fut punës “për t’i treguar partisë se Kasemi është i vlefshëm”, si rrjedhim ai filloi të bëjë piktura me ngjyra, plus programit të shkollës, e me këtë rrugë kërkonte të bëhej pikturist me famë botërore. Kështu ka deklaruar vetë. Më pas, si e pa që nuk ia doli dot me pikturën, e la atë dhe iu krijua mendimi të bëhej shkrimtar. Kështu ai shkruajti rreth 60.000 vargje me tema të ndryshme. për të kuptuar se si e ka punën me shkrimet e tij, e pyetëm se ç’ka shkruar. Na numëroi me dhjetëra vjersha dhe romanca, midis të tjerave: “Kruja e rrethuar nga turqit” (poemë), “Karl Topija në luftë”, etj. ai flet me kompetencë të çuditshme. Thotë: “unë jam talent i madh, veprat e mia do të çmohen nesër”, e plot gjëra të tjera të tilla. Bën krahasime me shkrimtarë të mëdhenj, me Bajronin, Balzakun, Majakovskin, Pushkinin, etj dhe futet në polemikë me ta sikur është edhe ai në rangun e tyre. Kjo gjë të lë të kuptosh se Kasemi s’është në rregull. Nga sa shikojmë ne, ai ka kaluar në një proces egoizmi të madh, egoizëm i cili sot ka arritur kulmin. Unë atij i komunikova përgjigjen e dhënë nga ju, për kërkesën që kishte bërë. Ai në fillim heshti, më pas filloi të flasë në këtë mënyrë: “Aq më bën mua, le të thotë si të dojë partia, unë nuk jam sqaruar. Po të dojë, le të më përjashtojë. Unë e shoh që nuk jam më i vlefshëm, etj”. Ne vazhduam këshillimet tona me orë të tëra, bëmë presione me të, por çdo gjë më kot, ai shfaq mosbesimi dhe insiston në mënyrë të çuditshme për t’u kthyer në Shqipëri. Ai mendon: “Atje do të bëhem shkrimtar edhe më i zoti se sot, pse atje do të kem kontakt me popullin, ndërsa partia dhe shteti për këtë rrugë që unë ndjek, le të marrin masat që do të duan…Unë edhe 10 vjet dua të rroj, pastaj le të vdes…Veprat e mia do të çmohen nesër”. Si u pa edhe njëherë mirë, gjendja e tij nga mjekët, ata dhanë konkluzionin se Kasemi vuan nga psikopatia dhe se ka një prishje të sistemin nervoz. Ata janë të mendimit që ai të kthehet në Shqipëri mbasi çdo gjë i është bërë fikse dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’i hiqet nga koka ajo çka ai mendon. Në formë të thekuar, atij i ka hipur një mosbesim i madh ndaj organeve të partisë dhe të shtetit dhe kjo duke u mbështetur vetëm në mendimin e tij të gabuar, pse nuk e sqarojnë, ai flet pa kontroll, ka tendenca vetëvrasje dhe të lë të dyshosh se mund të bëjë edhe ndonjë skandal ose akt politik negativ, p.sh. i mbytur nga pesimizmi kur të zbresë avioni në aerodromin e Beogradit, s’është çudi që të iki. Si rrjedhim, karshi tij, duhet pasur një kujdes jashtëzakonisht i madh. Për të kuptuar edhe më mirë gjendjen e Kasemit, ju njoftojmë se kur ai mori një telegram nga gruaja e tij, me anën e të cilit ajo e këshillonte që të vazhdonte mësimet, ai i nevrikosur dhe i “ofenduar” përnjëherë i shkroi asaj “ti nuk je grua për mua” dhe e ndau. Kështu na tha vetë. Më pas me shumë këshillimet tona u bind që t’i shkruante prapë gruas. Si material akoma më sqarues për gjendjen e tij, lexoni kopjen e shkresës si dhe dy kopje letra të bëra nga ai vetë që ia dërguam Ministrisë së Jashtme aty. Si ato ashtu edhe një kopje të raportit mjekësor po jua bashkëngjitim. Duke parë gjendjen e tij, ne jemi të mendimit që Kasemi të kthehet në Shqipëri sa më parë. Ai praktikisht studimet sot i ka ndërprerë, pra qëndrimi i tij është i kotë. Për masat eventuale që ai meriton për gjithë këtë qëndrim negativ, është e nevojshme të kalojë edhe një proces të shkurtër kontrolli, për të parë akoma më mirë gjendjen e tij shpirtërore e fizike.

Moskë 8.3.1950

Reis Malilie

Post Views: 111
Tags: Kasem Trebeshinaletërsia shqipeReis Malile
Previous Post

Skender Perpepaj, modeli i mërgimtarit që nuk harron vendlindjen

Next Post

Majko reagon ashpër ndaj Greqisë: Që sot e tutje reciprocitet, ke dy shekuj që na shkel

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

Next Post

Majko reagon ashpër ndaj Greqisë: Që sot e tutje reciprocitet, ke dy shekuj që na shkel

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.