Sipas policisë rasti ka ndodhur në Mogillë të Vitisë.
Në këtë aksident sipas njoftimit lëndime trupore përveç drejtuesit të makinës kanë pësuar edhe dy pasagjerë të tjerë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën Lancia nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës humb kontrollin ndaj automjetit me ç’rast godet mbrojtëset e një ure dhe hedhet në lum”, thuhet në njoftimin e policisë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, një femër dhe një mashkull K-Shqiptar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
















