Miranda Keqaj
Nuk janë të pakta momentet kur dallgëzimet e valëve të detit pranë shtëpisë së tij i ngacmojnë kujtesën.
Ishin momentet kur përqafimi me vdekjen ndahej në pak minuta, kur filli mes jetë-vdekjes sa vinte dhe behej më i padukshëm dhe vetëm një dritë e zbehtë shprese i mbante duke frymuar emigrantët shqiptarë që zgjodhën skafin për arratisjen e madhe në 21 Janar të 99-ës. Në mendjen e tij, janë akoma momentet e manovrimit të skafit të tyre ndërsa përpiqeshin tu largoheshin forcave të “Guarda di Finanza”.
Ajo natë e ftohtë ndryshoi gjithçka tek Ermal Krutani, i cili tashmë nuk do të ishte ai nxënësi i shkëlqyer që shkëlqente në shkencat ekzakte por do të vishej me petkun e refugjatit dhe çdo ëndërr fëmijërie thyhej në të ftohtin e të asaj nate të egër Janari.
I lindur dhe i rritur në një familje modeste, me një baba që punonte si marangoz dhe të ëmën nëpunëse në Arkivat e Shtetit, kur ndonëse ai ishte vetëm 13-të vjeç nuk e pati aspak të vështirë që të kuptonte vështirësitë e shumta me të cilat po përballeshin si shoqëri.
Megjithatë asgjë nuk e ndali që të vazhdonte shkollën e mesme Ekonomike në Tiranë dega “Turizëm”. Në 97-ën ai mbaroi shkollën por si për ironi të fatit filloi katrahura e madhe e 97-ës dhe në Janar të 99-ës ai ndërmerr rrugën që do ti ndryshonte një herë e mirë, rrjedhën e jetës duke lenë ne mes studimet ne Fakultetin Ekonomik te Tiranës.
Pasi mbaroi shkollën e Mesme ishte pasioni për shifrat, një dashuri e pakushtëzuar që e shtyu atë të vazhdonte fakultetin përsëri në Tiranë “Ekonomikun” që e braktisi për shkak te varfërisë the humbjes se shpresave se në Shqipëri do kishte perspektivë per te ardhmen.
Sfida për tu larguar mbetej kryefjalë e ditës së atyre kohërave, sfidë më të cilën duhej të përballeshin sidomos të rinjtë. Dukej së nuk kishte zgjidhje tjetër dhe si dritëz shprese për të ishte xhaxhai që kishte disa kohë që kishte vajtur në Itali.
Në Itali shkoi me qëllimin që të mbaronte studimet por u step para asaj me të cilën u përball atje. Jo vetëm që nuk do të mund të vazhdonte shkollën por tashmë u bë pjesë e vargut të gjatë emigrator të cilët bënin punë të rëndë dhe kishte fitime minimaliste. Duke e parë që as Italia nuk e la që të prekte ëndrrat e tij, në mendje i erdhi tjetër ide. Një ide për të ikur më larg, në një tjetër shtet, në Britani të Madhe.
Ishte viti 2000 kur mbërriti për herë të parë në Britani. Siç duket edhe pse ndryshoi vendi përsëri u përball me vështirësi të shumta, si ajo e ambientimin, apo edhe gjuha. Duke e parë që gjuha ishte thelbi ai hyri në shkollë që të mësonte gjuhën angleze. Pas kësaj vazhdoi edhe kursin për Llogaritar, dukë marrë çdo kualifikim të nevojshëm që do i shërbente profesionit të tij. Në 2006 arriti që pas shumë peripecive të diplomohej si llogaritar.
Më në fund arriti të realizonte ëndrrën e tij që kishte pasur që në Shqipëri.
Puna që bën aktualisht, ekspert kontabël, padyshim që ka të bëjë me shifrat por gjithashtu ka të bëjë më njerëzit. Si pasion të hershëm Ermali ka zgjedhjen e problemeve, jo vetëm në matematike por edhe problemeve të ndryshme që mund të ndeshet ai apo edhe njerëz të tjerë.
Duke pasur atë natyrën e shqiptarit që është shoqëruar vazhdimisht me vuajtje dhe vështirësi sidomos në ato vitet e para të emigrimit tashmë Ermali e di shumë mirë se me çfarë sfidash përballen shqiptaret sot, në Britani. Nuk kishte se si të harronte fillimet e tij kur punonte si kamerier në një nga restorantet që ishin në Southend on Sea.
Rastësia është mbret i botës, kjo shprehje të vjen ndermen ndërkohë që Ermali tregon momentin kur rastësisht, ai u njoh me një llogaritar, i cili punonte i vetëm në një studio të vogël. Ai nuk u mendua dy herë që ta pyeste nëse mund shkonte qoftë edhe për eksperiencë pune, ndërkohë që punë primare kishte punën si kamerier. Iu deshën vetëm dy javë për të dëshmuar aftësinë e tij si llogaritar duke bërë që shefi ti ofrojë punë.
Në të njëjtën kohë që punonte aty vazhdonte edhe shkollën por edhe biznesi filloi që të rritej.
Viti 2007 shënon edhe plotësimin edhe me dokumentacionin e nevojshëm, që padyshim përbën një moment shumë të rëndësishëm për të. Ndërsa në vitin 2008, ai fillon të krijojë klintelën e tij, paralel me punën, dhe e gjitha kjo arriti në një pikë në 2013 që njohu aq shumë zhvillim saqë Ermali Krutani nuk mund të pranonte asgjë më pak sesa të qenurit bashkëpronar.
Që nga ai moment kompania filloi të rritej edhe shumë duke pasur një klintele me njerëz nga kombësitë nga me të ndryshmet, e kurrsesi nuk mund që të mos kishte shqiptar. Suksesi I Ermalit nuk ndalet me kaq. Ai është angazhuar në një Institut që është “Institute Financial of Accountant” së bashku me partnerin e tij të biznesit, ku organizojnë një herë në dy muaj seminare. Ku japin informacione të ndryshme në lidhje me profesionin e tyre ose qofte edhe me përditësimet e ndryshme që iu bëhen ligjeve dhe gjithashtu ai është mëse i gatshëm që t’iu përgjigjet pyetje që mund të ketë audienca.
Ermali tregon se nga 2002, vit në të cilin ai filloi punën aty, që atëherë ishte “ish shefi”, ai dhe një sekretare që punonte pjesërisht tani janë shumë e shumë persona që punojnë në atë kompani. “Nuk ka probleme por ka vetëm zgjedhje”- kështu shprehet Ermali.
Kur Ermali rrëfen që nuk është vetëm paraja motivim dhe që krijimi i familjes është një pikë tjetër shumë e rëndësishme në jetën e tij.
Puna dhe dedikimi në atë çfarë dëshiron dhe këmbëngulja për të përballuar çdo lloj vshtirësie përbëjnë çelësin e suksesit për Ermalin e cili e konsideron si domosdoshmëri edhe ndihmën ndaj të tjerëve.
Ermali ka një mesazh kryesisht për brezat e rinj që shpreson që të ndjekin shembullin e brezave me përpara duke shtuar se dëshiron që të shikojë një brez të ri që “Te kenë pikësynime, të kenë më shumë ambicie”. Është detyrë e secilit që te përçojmë vlerat shqiptare.
















