Ndërkohë, i vetëm në Gjykatë është paraqitur vetëm deputeti Faton Topalli, i cili këtë vendim të gjykatës po e quan në shërbim të klanit “Pronto”.
“Siç patë nga vendimi i gjykatës është në shërbim të klanit Pronto. Unë kërkova fjalën në gjykatë që të kërkoj që gjyqtari Kalludra të hiqet nga ky rast, pasi që i njëjti ka dënuar aktivistët e VV-së, ndërsa i ka lënë në liri ata që me të vërtetë e kanë gjuajtur Kuvendin”, është shprehur Topalli.
Ndërkohë për mospraninë e bashkaktivistëve të tij Topalli tha se nuk e di arsyen pse nuk janë paraqitur sot në gjykim.
Kurti e Kadaj-Bujupi munguan edhe në seancën e 13 shtatorit, ndërsa atë ditë gjyqtari Beqir Kalludra lëshoi urdhëresë për sjelljen e tyre me detyrim në gjykatë.
Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën
Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...























