Administratori i UET, njëkohësisht botuesi i Mapo, Henri Çili, i është përgjigjur akuzave dhe kritikave që AMA ka bërë kundër sportit të UET, duke e quajtur si një spot që ka goditur konkurencën.
I ftuar në Neës24, Çili tha se neser do ti drejtohet AMA-s për të diskutuar për këtë spot reklamues.
Sipas tij, nëse AMA nuk reagon duke e kthyer mbrapsht këtë vendim, atëherë UET do ti drejtohet Gjykatës Administrative për ta rrëzuar poshtë.
‘Duhet një porces i drejtë. Ky është një akt i njënashëm. Reklama ishte liri mendimi dhe nuk është kundër një subjekti.
Ne thamë një opinion dhe një liri të shprehjes, nuk është goditje e konkurencës.
A do më cencuroje ti nëse thoja që televizioni privat është më i mirë se ai publik, apo nëse thoja që spitali privat është më i mirë se ai shtetëror?
Kjo është fjalia jonë. A është kjo fjali për tu ndaluar?
Çfarë nuk shkon këtu?
Ne do të shkojmë neser te AMA me aparatin tonë administrativ dhe nese ky vendim nuk ka kthim pas diskutimin, atëhere do ti drejtohemi Gjykatës Administrative për ta rrëzuar poshtë.’-pohoi Çili.























