Presidenti Ilir Meta, e dekretoi pa vonesë qeverinë Rama. Shkresa që mban datën e sotme i është përcjellë Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe Qendrës së Botimeve Zyrtare, nga sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, Alqi Bllako.
Mbrëmë, me një vendim të veçantë, Meta dekretoi Edi Ramën si kryeministër.
Shkresa e sotme ka në përbërje të gjithë ministrat, sipas propozimit të kryeministrit.
Vendimi sapo është firmosur në Presidencë.
Dje, Presidenti Meta dekretoi emërimin e zotit Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
D E K R E T
PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT
Në mbështetje të nenit 93 dhe 96, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të partisë që ka shumicën e vendeve në Kuvend,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 10603
Tiranë, më 09.09.2017
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
ILIR META






















