Në raportin e publikuar në profilin social të kryeministrit ankesa e parë e durrsakëve mbetet uji i pijshëm dhe mungesa e dritave. Një tjetër problem madhor për shumë banorë të qarkut janë ujërat e zeza dhe mungesa e investimeve nëpër kanalizime, të cilat në dimër sjellin dhe përmbytjet e mëdha jo vetëm në qytetin bregdetar.
Por ka dhe ankesa të bëra për mungesën e sinjalistikës dhe semaforëve në disa zona të plazhit. Më poshtë raporti i publikuar nga kryeministri:


























