Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, transmeton lajmi.net. Veseli gjithashtu u ka uruar një mandat të mbarë për një fillim të ri e të suksesshëm.
“Sot e nisa ditën duke u regjistruar si deputet i Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Uroj për një mandat të mbarë për Kuvendin dhe për një fillim të ri e të suksesshëm për Kosovën”, ka shkruar ai.






















