Policia ka bërë të ditur se viktima kishte pësuar lëndime të rënda dhe se ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në QKUK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti gjersa ishte duke drejtuar automjetin, ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe gjatë trajtimit mjekësor në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.






















