Sipas tij, AKR nuk ka ndryshuar qëndrim dhe nuk pritet ta votoj Ramush Haradinajn për kryeministër.
“Nuk ka diçka të re në këtë drejtim, herën e fundit që jemi takuar, ka qenë në nivel të koalicionit dhe të partisë dhe qëndrimi ynë është ai që ka qenë prej fillimit”, ka thënë Sejdiu për lajmi.net.
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa pjesë e të cilit është Sejdiu, ka marrë 25.79 për qind të votave
Nga ana tjetër, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj është deklaruar se ai i ka numrat për ta formuar qeverinë e re, madje ka potencuar se ka vota edhe nga deputetë jashtë koalicionit PAN.






















