• Latest
  • Trending
  • All

​I dënuari për vrasjen e policëve të UNMIK-ut implikoi në sulm Bekim Kiqmarin, Alba Dizdarin dhe Faik Shaqirin (Dokument)

06/07/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 25 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

​I dënuari për vrasjen e policëve të UNMIK-ut implikoi në sulm Bekim Kiqmarin, Alba Dizdarin dhe Faik Shaqirin (Dokument)

06/07/2017
in Aktualitet, Lajme

Gazeta Express, më 11 mars 2016 kishte publikuar prova sesi Shkumbin Mehmeti ishte rekrutuar nga Nazim Bllaca për të qenë dëshmitar në favor të autoriteteve në Serbi.

Bllaca në një komunikim të cilin e kishte siguruar Express, i tregonte Prokurorisë për Krime Lufte në Serbi, se Mehmetin, po ashtu, e kishte ofruar tek EULEX’i për t’u bërë dëshmitar bashkëpunues nga burgu.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

I dënuari për sulmin ndaj UNMIK’ut, në deklaratën që e deponoi në Prokurorinë serbe, përmes Nazim Bllacës, shpjegon versionin e tij për ngjarjen e 24 marsit 2004.

Aty, ai implikon në vrasjen e policëve të UNMIK’ut edhe gjithë bashkë të akuzuarit tjerë, që më pas u liruan nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, e cila më 9 nëntor 2007 shpalli fajtor për terrorizëm vetëm Shkumbin Mehmetin, derisa liroi nga akuzat Nazim Kadriun, Arben Ahmetin, Arsim Rashitin, Jeton Sylejmanin, Osman Kelmendin, Florim Ejupin, Xhavit Kosumin, Faik Shaqirin, Nezir Kelmendin, Irfan Ademin, Xhafer Zymberajn dhe Bajram Kiqmarin.

Kiqmari, të mërkurën u arrestua serish, nga EULEX’i dhe Policia e Kosovës, bashkë më Alban Dizdarin, raporton Gazeta Express. Arrestimi i tyre u bë gjatë një aksioni bastisjesh në disa lokacione të ndryshe të Kosovës, në kërkim të zbardhjes të po të njëjtit rast. Pak ditë më herët, në Gjermani, për të njëjtat dyshime ishte arrestuar edhe Faik Shaqiri, për tu ekstraduar në Kosovë.

Ndonëse, Bajram Kiqmari dhe Faldin Shaqiri ishin arrestuar e akuzuar edhe më parë për të njëjtin rast, Alban Dizdari për herë të parë bie në duart e autoriteteve të sigurisë, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e dy pjesëtarëve të UNMIK’ut dhe tentim-vrasjen e dy tjerëve.

Megjithatë, Alban Dizdari, ashtu sikurse ish të akuzuarit tjerë, përmendej në letrën e Shkumbin Mehmetit. Madje, për Dizdarin, Shkumbin Mehmeti në deklaratën e tij thotë se për dallim nga pjesëmarrësit tjerë nuk e kishte të rregulluar maskën derisa ishte kryer akti i cilësuar terrorist i vitit 2004.

“Aty jemi tubuar të gjithë dhe Agroni i ka thënë Bajramit  që të shkojë në një breg që ishte afër nesh në anën e Prishtinës, nuk më kujtohet se Faiku a  ka shkuar me urdhër të Agronit apo vullnetarisht ka shkuar me Bajramin, dhe detyra e tyre ka  qenë se nëse vetura e policisë nuk ndalet atëherë Bajrami duhej të shtiej në veturën e policisë (nuk më kujtohet se a ka pasur të shtiej në veturë apo në goma të veturës). Më pas Agroni i ka  bërtitur Albanit se nuk e kishte rregulluar maskën, dhe ka kërkuar që me policët që ishim duke  i pritur për t’i ndalur të flitej në gjuhën angleze, pas kësaj është vërejtur se vetura e policisë  është duke u afruar me dritën e kaltërt të ndezur dhe posa ka ardhur afër nesh 4 deri 5 metra  (apo edhe pak më larg) kanë dalur Albani, X-si dhe Agroni për ta ndalur, vetura e policisë  ishte duke e zhvilluar një shpejtësi shumë të vogël por posa na ka pa neve e ka ngadalësuar  edhe më shumë shpejtësinë dhe Agroni apo X-si kanë folur serbisht edhe pse është dashur të  flasin anglisht, dhe për një moment kanë filluar të shtënat, të parin që e kam shikuar ka qenë  Agroni duke shti me kallash më pas i kam parë edhe X-sin dhe Albanin, unë menjëherë kam  ndërruar vendin dhe kam dalë në asfaltë nga ana e Podujevës…”, përshkruan Mehemdi një pjesë të ngjarjes në letrën e siguruar nga Gazeta Express.

Sipas aktakuzës që ishte ngritur ndaj të dyshuarve, e cila dënoi më 30 vite burgim Shkumbin Mehmetin, policët e UNMIK’ut ishin vrarë nga plumba kallashnikovi. E pikërisht këtë armë, Mehmeti thotë në dëshminë e tij se e ka poseduar Alban Dizdari, i arrestuar sot, e i implikuar për herë të parë në rast nga dëshmia e tij.

“Unë isha i armatosur me top dore, Agroni me  Kallash xhoksore dhe revole TT, Florimi me Kallash për (dhe) xhoksore, dhe revole (nuk jam  shumë i sigurtë a ka pasur), Faiku ka pasur Kallash, xhoksore (nuk jam shumë i sigurt a ka  pasur),dhe revole, Bajrami ka pasur mitroloz 84, X-si ka pasur kallash me xhoksore, Albani  ka pasur Kallash me xhoksore. Ne kemi hypur në Isuzu troper ngjyrë e kuqe, Agroni ka  vozitur, Unë jam ulur përpara (arsyeja e uljes time në këtë vend ka qenë për shkak sigurie, se  kisha me vete predha të topit)…”, pohon nder tjera Shkumbin Mehmeti për prokurorinë serbe.

Përveç, arrestimit të Bajram Kiqmarit dhe Alban Dizdarit, të dy nga Podujeva, Prokuroria Speciale e Kosovës e cila po heton rastin, ka njoftuar se në kërkim janë gjithsej shtatë persona. Përfshirë edhe Faik Shaqirin, që të mërkurën në mbrëmje, autoritet gjermane ia dozuan Policisë së Kosovës, pasi e kishin arrestuar javën e kaluar në Gjermani.

Të tre, të enjten, një ditë pas arrestimit, gjegjësisht ekstradimit, u nxorën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, për t’u caktuar masë të sigurisë. Prokurori special ka kërkuar ndalimin e tyre në paraburgim, të paktën për një muaj.

Sipas njoftimeve zyrtare, rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës, derisa urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar kosovar. Aksionin e bastisjeve dhe arrestimet i ka kryer EULEX’i, me asistencë të njësive elitare të Policisë së Kosovës.

Këto zhvillime kanë ndodhur pikërisht në ditën kur është funksionalizuar Gjykata Speciale.

Tags: albanian
Previous Post

AKR e vendosur: Nuk e votojmë Ramush Haradinajn për kryeministër

Next Post

Hoti: Koalicioni me VV-në i vështirë, kemi dallime të mëdha në program

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Hoti: Koalicioni me VV-në i vështirë, kemi dallime të mëdha në program

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.