Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka shpallur aktvendimin pozitiv për rregullat e rishkruara të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Gjykatës Speciale. Sipas këtij aktvendimi, këto rregulla janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Me këtë rast më nuk do të ketë kurrfarë pengese në ngritjen e aktakuzave të para nga Specialja. Një gjë e tillë pritet të sjellë ndryshime të dukshme edhe në skenën politike të Kosovës. Kështu konsiderojnë ekspertët e çështjeve juridike dhe politike, të cilët thonë se bashkë me aktakuzat e para pritet të vijnë edhe pakënaqësi të mëdha meqë, sipas tyre, nga Specialja do të preken edhe “majat” e politikës.
Nga ana tjetër Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, ka bërë të ditur se me hyrjen në fuqi të Rregullores pas një jave nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për ngritjen e çfarëdo aktakuze.






















