Kështu të paktën ka konstatuar Zyra Kombëtare e Auditimit.
“Ambasada në Bernë kishte paguar shpenzimet e qirasë deri në muajin shtator 2016 në vlerë prej 14,166€3 për banesën e cila kishte qenë në shfrytëzim të konsullit i cili kishte shërbyer deri më 30 nëntor 2015. Sipas zyrtareve të MDKve, pagesa e qirasë ishte bërë për ruajtjen e saj për të emëruarit e rinj”, thuhet në raportin për MPJ-në, përcjellë AktivPress.
Megjithatë, sipas audituesve, askush nga diplomatët e rinj nuk kishte pranuar të akomodohej në këtë banesë.
“Pagesa e shpenzimeve të qirasë pa u shfrytëzuar nga MDK-të është keqpërdorim i parasë publike si dhe ndikon në rritjen e shpenzimeve pa e përfituar kundërvlerën e tyre”, thuhet në raport.






















