Çmimi ishte planifikuar t’i ndahej mësueses Gjiraku sa ishte gjallë, mirëpo, ajo para pak kohësh befasisht ndërroi jetë.
Ky është çmimi më i latë që ndanë kjo komunë dhe kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se ka nderin që një çmim të këtillë t’ia ndajë një mësueseje, një nëne, një motre kosovare që dha shumë edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.
Ndryshe, Vezire Gjiraku, ka edhe qenë mësuesja e parë e Adem Demaçit dhe shumë atdhetarëve të tjerë kosovarë.
Për nder të mësueses së tij, përkundër se në gjendje të rëndë shëndetësore, i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimit ishte edhe vet Demaçi.























