Partia e Albin Kurtit la pas LDK-në, parti kjo që për herë të parë që nga themelimi renditet e treta.
Lajmi.net nga burime brenda VV-së mëson se 10 kandidatët që kanë marrë më së shumti vota janë: Albin Kurti, Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi, Dardan Sejdiu dhe Smajl Kurteshi.
Një rezultat të tillë lajmi.net nuk ka mundur të konfirmojë në rrugë zyrtare as nga VV-ja e as nga KQZ-ja.























