Në këtë takim ka folur edhe Glauk Konjufca shef i grupit parlamentar në legjislaturën e fundit dhe kandidatë për deputetë.
Ai duke kujtuar ditët e para të pasluftës ku tek qytetarët mbizotëronte një optimizëm i madh për zhvillim të vendit e jetë më të mirë, sipas Konjufcës tash tek qytetarët ekziston një humbje shprese, dhe sipas tij këtë shpresë qytetarëve ua humbën matrapazët e pasluftës.
“Matrapazët e pasluftës ja kanë vra këtij populli shpresën. VV do t’i ka kthejë popullit shpresën dhe të ardhmen, drejtësinë dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Konjufca.
Ai është shprehur i bindur se më 11 qershor Lëvizja Vetëvendosje do të dalë fituese dhe kryeministër do të jetë Albin Kurti.






















