Tym i madh është parë afër Ambasadës Gjermane, derisa dëshimtarët kanë thënë se rrugët kanë qenë të bllokuara dhe janë parë shumë persona të plagosur.
Dyshohet se sulmi është realizuar me anë të një makinë-bombë. Deri më tash askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.
Grupi ekstremist “Shteti Islamik” ka qenë përgjegjës për sulmet e fundit në kryqytetin afgan, duke përfshirë edhe një shpërthim të fuqishëm që synonte konvojin e armatosur të NATO-s që vrau të paktën tetë pesona dhe plagosi shume të tjerë.
Provinca e Kabulit ka aktualisht numrin më të madh të viktimave në tre muajt e parë të vitit 2017, si shkak i sulmeve të shumta në qytet.























