“Raportohet se në rrethana të panjohura është gjetur trupi i pajetë i viktimës mashkull K-Serb nga ankuesi mashkull K-Serb. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML Prishtinë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Serbisë me vendbanim të përkohshëm në Mitrovicë dhe e njëjta me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar si ‘vrasje e rënd’.























