Sipërfaqe e gjatë e rrugës është mbytur në lloç për shkak të ndërtuesve që kryejnë punimet shkujdesshëm në atë pjesë të qytetit.
Ndërtuesi ka shfrytëzuar pusetat e rrugës dhe vet rrugën si kontenier i materialeve.
Në fotot e videot e siguruara nga Klan Kosova mund të shihet sasia e madhe e lloçit që ka vërshuar rrugën dhe ka pamundësuar qarkullimin e veturave, shoferët e të cilave janë detyruar të rrinë në kolonën e bllokuar.
Rrugën e kanë vizituar edhe inspektorët e komunës dhe kanë akuzuar ndërtuesin për situatën e shkaktuar.
https://www.youtube.com/watch?v=6QvP2fFsJFo?feature=oembed
https://www.youtube.com/watch?v=zhHTTEnZi8g?feature=oembed





















