Sot Kryesia e Kuvendit pati mbledhje, ndërsa në rend dite nuk ishte demarkacioni me Malin e Zi. Kryesuesi i mbledhjen, Xhavit Haliti tha se është në dorën e Qeverisë së Kosovës që ta procedojë demarkacionin në Kuvend.
Ndërsa 17 deputetë të LDK-së me një propozim janë duke tentuar që ta kalojnë problemin e demarkacionit.
Deputetët e LDK-së kanë dhënë një propozim që të futet një aneks në marrëveshjen e demarkacionin, që pas dy vitesh të rishqyrtohet edhe një herë marrëveshja e vijës kufitare me Malin e Zi, por që tash të kalojë ky version.
Lajmi.net ka provuar të flas me Faton Abdullahun, këshilltarin e kryeministrit për media, Bajram Gecajn këshilltar i kryeministrit për minoritete, me shefin e kabinetit, Sokol Havollin dhe zëdhënësin e Qeverisë Arban Abrashi, por asnjëri nga ta nuk ka pranuar të flas.
Kujtojmë se ndihmës sekretari i SHBA-ve Hoyt Yee gjatë një bisede në telefon me kryeministrin Mustafa dhe Kryeparlamentarin Veseli, i i ishte thënë nga këta dy të fundit se demarkacioni do të procedohej javën që shkoi. Por as këtë javë demarkacioni nuk është në rend ditë në seancën e Kuvendit.






















