Ai që e ka pësuar në këtë mënyrë është Paulin Maçaj, i cili njihet si kryesues i protestave që janë zhvilluar për përmbytjet pas vitit 2010. Maçaj nuk ka patur dijeni por ka gjetur emrin e tij në listën e kandidatëve për deputetë në partinë e sipërpërmendur.
I pyetur në lidhje me këtë Maçaj shprehet se nuk ka qenë në dijeni se do jetë kandidat për deputet në partinë e Bilal Kolës.Menjëherë pasi ka marrë vesh një gjë të tillë Maçaj ka shkuar në Tiranë pranë KQZ teksa është dorëhequr nga kandidimi për deputet.






















