Ushtria amerikane i ka publikuar fotografitë të shpërthimit vdekjeprurës që u shkrepen nga specialistja Hilda Clayton gjatë shpërthimit të një mortaje.
Fotografja 22-vjeçare ishte përkrah ushtarëve afganë dhe një fotografi trajnues kur ndodhi shpërthimi gjatë një ushtrimi me municion të gjallë në Qaraghahi, në lindje të Afganistanit, në korrik të vitit 2013.
Clayton ishte ndër pesë personat e vrarë në shpërthim, njofton ushtria amerikane.

























