Lënda narkotike është pikasur gjatë një patrullimi nga Policia e Shtetit, të vijës Bregdetare të detit Adriatik. “Rreth 4.9 milje detare në afërsi të vendit të njohur si Kepi i Selitës (Kavajë) nga anija e patrullimit të Policisë së Shtetit, janë konstatuar mbi sipërfaqen e ujit pesë pako në të mbështjella me natriban”, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.
Në brendësi të këtyre pakove janë gjendur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 152.7 kg kanabis, e sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Asnjë person nuk është arrestuar aktualisht për këtë rast, ndërsa policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve.
Materialet për ngjarjen u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikeve”.






















