Lajmin se njëri nga 9 personat e arrestuar është djali i ish-kandidatit e ka konfirmuar vetë Islam Gashi.
“Po, djali im është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse është kapur me drogë. Nuk di më shumë detaje”, theksoi Gashi, i cili gjithashtu ka shtuar se më nuk është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“Kam qenë dikur mirëpo nuk jam më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shtoi Gashi.
Islam Gashi ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2009.
Në këtë aksion, Policia e Kosovës kapi mbi 300 Kilogramë drogë në një operacionin të zhvilluar para dy dite në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.
KALLXO.com raportoi edhe para dy dite për këtë aksion të Policisë.






















