• Latest
  • Trending
  • All

Dy banditët: Isa beg Boletini dhe Lordi Lloyd George

27/04/2017

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dy banditët: Isa beg Boletini dhe Lordi Lloyd George

27/04/2017
in Aktualitet

Daut Dauti

Me 29 prill, është dita që shënon vizitën historike të delegacionit të shtetit shqiptar në Londër në vitin 1913.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Në këtë fotografi, të cilën e kam bërë para disa viteve, shihet shtëpia në të cilën ka qëndruar Isa beg Boletini kur erdhi në Londër, si pjesëtar i delegacionit. Shtëpia gjendet në Mayfair të Londrës dhe ka qenë pronë e Aubrey Herbert-it, mikut të shqiptarëve dhe kryetarit të Komitetit Shqiptar.

Herbert kishte respekt të madh për mikun e tij, Isa Boletinin. Kjo ishte arsyeja që ai vendosi ta nderonte Isën si mysafir të tij personal, derisa delegatët tjerë qëndronin në hotel. Këtë shtëpi Herbert e shfrytëzonte vetëm kur vinte në Londër për takime dhe organizime të veçanta.

Aubrey Herbert kishte lindur dhe jetonte në “Highclere Castle” që është një ndër kështjellat më të mëdha dhe më luksoze në Angli. (Kjo kështjellë sot është e popullarizuar pasi që në të është gjiruar “Downtown Abbey” një nga seritë më të shikuara televizive në Britani dhe më gjërë).

Por, edhe kjo shtëpi në Londër ka hyrë në histori dhe përmendet në disa libra, përfshirë librin e kujtimeve të Herbertit dhe atë që quhet “The man who was Greenmantle” e që është libër biografik i Aybrey Herbert-it, të cilën e ka shkruar Margaret Fitzherbert. Në këtë libër paraqiten disa nga detajet e qëndrimit të Isa Boletinit në Londër.

Autorja e quan “bandit” , Isa Boletinin, i cili me praninë e tij kishte zgjuar interesim të madh në kryeqytetin britanik. Fitzherbert e përshkruan momentin kur Isa Boletini, “Banditi i Ballkanit”, ishte takuar me “Banditin e politikës britanike”, siç e cilëson ajo edhe lordin Lloyd George, i cili atëherë ishte ministër i financave, por më vonë u zgjodh edhe kryeministër i Britanisë së Madhe.

Herbert e kishte organizuar takimin e dy banditëve për drekë në restoranin e Toni Preshës, të vetmit shqiptar të rëndësishëm që përmendet të ketë jetuar në këtë kohë në Londër.

“Që të dy banditët i pëlqyen menjeherë njëri tjetrit”, shkruan Fiztherbert.

Në bisedë e sipër, Isa ia kishte thënë lordit, kolegut të tij bandit, edhe këto fjalë: “kur t’del pranvera kena me i plehnu tokat e Kosovës me eshnat e serbve…”, të cilën fjali Herbert ia kishte përkthyer lordit në anglisht me pak zbutje.

Sidoqoftë, kur delegacioni shqiptar ishte kthyer në Shqipëri kishte lindur një problem që kishte të bënte me Isa Boletinin dhe që u transmetua në shtypin britanik. Fitzherbert e përshkruan problemin në vijim:

isa boletini“Në tetor të vitit 1913, jo shumë kohë pas kthimit të Isës në Shqipëri, Aubrey lexoi në gazeta se ai [Isa] ishte kapur nga serbët në një luftim gueril. Duke i ditur shprehitë serbe, Aubrey ishte i sigurtë se Isa do të vritej në burg. Aubrey me nxitim shkoi në Foreign Office [Ministria e Jashtme Britanike]. Aty, shokët e tij i thanë se intervenimi për banditët shqiptarë ishte jashtë fushës së tyre, por sygjeruan që Aubrey të gjente një njeri të madh, i cili do të merrej me këtë rast. Aubrey shkoi te Lordi Cromer. Lordi Cromer i tha: ’A është punë politike apo rast për t’i ndihmuar ndonjë mikut tënd? Nëse është për ndonjë mik tëndin do të shoh se çka mund të bëj’. Aty, ai menjëher e hartoi një telegram që iu dërgua mbretit të Serbisë. Të nesërmen Aubrey ishte shumë i kënaqur, por edhe i turpëruar kur lexoi në gazetat e mëngjesit: ’Dje është shkruar se Isa Boletini është zënë rob nga serbët. Rasti paraqitet të jetë i kundërt. Udhëheqësi bandit në fjalë u ka shkaktuar humbje të mëdha forcave të kombinuara serbe dhe malazeze’. Lordi Cromer e mori turpin përsipër dhe u shfry duke i telefonuar Aubrey-it: ’Pse më shtyre t’u lutem [serbëve] për këtë ngadhnjimtar?’ Sidoqoftë, në fund Isa Boletini u takua me vdekjen, ashtu siç e kishte parashikuar Aubrey. Ai u vra në burg në Mal të Zi. I vrau 8 veta para se të kapej i plagosur rëndë dhe të sillej në burg në Podgoricë (Titograd).”

 

Tags: edi rama
Previous Post

Sot vendos gjykata në Francë për Ramush Haradinajn

Next Post

Merkel për Brexit: Britania të mos ketë iluzione për lëshime nga BE

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Merkel për Brexit: Britania të mos ketë iluzione për lëshime nga BE

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.