Gjykata në Colmar të Francës, që ka shtyrë vendimin e saj përfundimtar prej më shumë se tre muajsh, ka pranuar akuza shtesë nga autoritetet serbe që dallojnë, siç thuhet, nga ato të gjykuara vite më parë nga Gjykata për krime lufte në ish-Jugosllavi me të cilat është përballur Haradinaj në dy rastet e gjykimit në Hagë dhe eshte shpallur i pafajshem duke u liruar nga te gjitha akuzat.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte.
Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Pas seancave gjyqësore më 9 shkurt, 2 mars dhe 6 prill, tani vendimi i ri për Haradinajn do të dihet sot.























