Policia njofton për një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Prizren dje rreth orës 12:30.
Sipas raportit policor, një i dyshuar i panjohur duke lëvizur me veturën “VW” nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin – fëmijë dhe është larguar në drejtim të panjohur.Nga goditja fëmija ka pësuar lëndime trupore për çka ka pranuar tretman mjekësor.























