Në praninë e shumë qytetarëve, përfshirë kryetarët e fshatrave të Drenasit, drejtorët e drejtorive komunale, këshilltarët komunalë dhe përfaqësues të OJQ-ve lokale, ky diskutim u drejtua nga kryetari i kësaj komunë, Ramiz Lladrovci dhe përfaqësuesit e INDEP.
Kryetari Lladrovci e përshëndeti dhe mirëpriti platformën INVESTOMETRI, përmes së cilës sigurohet përfshirja e qytetarëve në procesin e mbikëqyrjes, llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve vendimmarrëse sa i përket investimeve kapitale.
Platforma u mirëprit edhe nga të pranishmit e tjerë në diskutim. INVESTOMETRI u vlerësua si një mekanizëm shtesë në mbikëqyrjen e investimeve kapitale, që do t’i shërbejë komunës në njërën anë dhe operatorëve në anën tjetër.
Përndryshe, takimi i sotëm me qytetarët në Drenas nisë ciklin e takimeve të këtij lloji si pjesë e komunave në të cilat platforma INVESTOMETRI është lansuar.
Më posht gjeni edhe linkun e platformes.
INVESTOMETRI:http://investometri.com/sq/559-2/






















