Gjatë vizitës së tij, Ministri i Punëve të Jashtme Gabriel do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj.
Para nisjes së tij drejtë Prishtinës ai ka deklaruar se në Ballkanin Perëndimor ka pasur progrese të konsideruëshme gjatë viteve të fundit.
“Së fundmi gjithashtu kemi vërejtur se disa plagë të së kaluarës janë ende të hapura dhe mund të çojnë në tensione edhe sot e kësaj dite. Ne dëshirojmë të përkrahim edhe më tej shtetet e rajonit në zhvillimin e tyre demokratik dhe kushtetuës drejtë stabilitetit dhe mirëqenies”.






















